Gezim Llojdia
Takimi me Mathieu Aref vite më parë në Orik.
1.

Nëse kërkojmë një përkufizim që mund të përmbledhë me dinjitet punën, përkushtimin dhe tërë veprimtarinë jetësore të një njeriu si Mathieu Aref (Aref Mati), argumenti i atyre që e cilësojnë atë si një “Rilindës” gjen një mbështetje të fuqishme shpirtërore e intelektuale. Për nga pasioni i pashtershëm, misioni vetëmohues dhe fryma e thellë patriotike, roli i tij në shekullin XXI përputhet natyrshëm me atë të ideologëve të mëdhenj të shekullit XIX.
Nëse e zhveshim termin “Rilindës” nga kornizat e ngushta kronologjike (1844-1912) dhe e përdorim atë si një metaforë konceptuale për misionin e tij jetësor, kjo analogji mbështetet në disa shtylla kryesore.
…Mbrojtja e identitetit në diasporë.Ashtu si ideologët e Rilindjes Kombëtare që e ushqyen dashurinë për atdheun nga qendrat e mërgimit si Stambolli, Bukureshti apo Sofia, Mathieu Aref ka punuar për dekada me radhë nga zemra e Francës.
Nga atje, ai ngriti zërin intelektual për të mbrojtur dhe lartësuar origjinën e shqiptarëve në një mjedis elitar europian.
…Zgjimi i ndërgjegjes kombëtare.Qëllimi i studimeve dhe botimeve të tij nuk ka qenë thjesht një ushtrim akademik, por një përpjekje e gjallë për ngjalljen e krenarisë kombëtare te shqiptarët, përmes zbulimit dhe vetëdijësimit për një lashtësi madhështore.
…Kthimi te rrënjët antike.Ashtu si De Rada, Vasa apo Sami Frashëri kërkonin t’i ankoronin rrënjët e popullit tonë te pellazgët e ilirët për t’i bërë ballë propagandave mohuese të fqinjëve, edhe M.Aref ndjek të njëjtën filozofi shpirtërore të zgjimit dhe ruajtjes së memories historike.
Për këtë arsye, në diskursin publik, patriotik dhe mediatik, emërtimi i tij si “Rilindës” është mjaft i mirëkuptueshëm dhe i gjithëpranuar. Ndarja e vetme mes këtyre koncepteve qëndron te rigoroziteti i fjalorit zyrtar të historiografisë.
…Në dimensionin kombëtar e shpirtëror.Ai mund të cilësohet me të drejtë si një Rilindës modern ose si vazhdues i drejtpërdrejtë i misionit të Rilindjes, pasi pesha e kontributit të tij matet me përkushtimin e palodhur dhe ndikimin e thellë që ka lënë te vetëdija e lexuesit shqiptar.
Mirëpo dihet se më tekstet e historisë shkencore.Termi “Rilindës” mbetet i rezervuar kronologjikisht për protagonistët e epokës që zgjuan kombësinë dhe kurorëzuan pavarësinë politike të Shqipërisë në vitin 1912.
Po edhe , Mathieu Aref mbetet një figurë që shërben si urë lidhëse mes të kaluarës sonë antike dhe dinjitetit tonë bashkëkohor.
2.
Udhëtimi i profesor Mathieu Aref drejt Orikut mbetet një nga ato episode që nguliten thellë në kujtesë dhe nuk i fshin koha.
Aso kohe shërbeja si drejtor i Parkut Kombëtar të Amanties, kur më mbërriti lajmi se historiani dhe kërkuesi i njohur, i shoqëruar nga botuesi i tij dhe një grup miqsh, kishte marrë rrugën drejt parkut arkeologjik të Orikut antik.
Nuk hezituam për asnjë çast. U nisëm me nxitim përmes aksit të vjetër të Orikumit .Ajo ishte një rrugë e ngushtë me frymëmarrje provinciale, e cila, ndryshe nga sot, nuk e njihte ende vrullin e mbingarkuar të trafikut turistik.
Teksa i afroheshim destinacionit, peizazhi mbante ende të gjallë peshën dhe hijen e një të shkuare ushtarake.
Trau i postbllokut qëndronte i ngritur në hyrje të Bazës Detare të Pashalimanit, si një portë e vërtetë kohore mes të tashmes ushtarake dhe të shkuarës antike që na priste brenda parkut. Aty, mes gërmadhave e, gurëve të gdhendur që mbartnin heshtjen e shekujve dhe përplasjes së lehtë të valëve, historia e lashtë e kësaj toke do të merrte një tjetër dimension të pikturuar përmes vështrimit pasionant dhe pasqyrës kërkimore të vetë Arefit.
Ai kishte marar rrugën e mundishme për ti parë me sytë tij ato çfarë ai,kishte shkruar për lashtësin e tonë.
3.
Për ata që se kanë takuar nga afër më duhet të them se Mathieu Aref mbante në çdo tipar, gjest e lëvizje vulën e pamohueshme të origjinës shqiptare.
Por ajo që më zgjoi menjëherë një kureshtje të thellë ishte gjuha e tij.
Fliste një shqipe të ëmbël, të paprekur nga koha, e ruajtur si në një konservë shpirtërore, me një tingëllimë melodioze që të kujtonte të folmen e lashtë të arbëreshëve të Italisë
.Po jus jell dy shëmbuj të vegjël.

Teksa ecnim mes gërmadhave, syri i zuri një pemë fiku dhe më pyeti me atë kureshtjen e tij të natyrshme:
-Si i thoni ju: fik?
-Po, i u përgjigja, por këtu te ne në Jug e shqiptojmë në shumës : fiq.
Pak më tej, ndërsa era e fortë e bregdetit nisi të frynte ishte marsi si muaj më duket , ai më kapërceu lehtë prej krahut dhe tha me butësi:
-Mërgohemi pak më tej…
Ajo fjalë mërgohemi më goditi në shpirt si një jehonë e largët e shqipes së vjetër. Ishte një shprehje aq e bukur, e rrallë dhe e pastër, që në ligjërimin tonë të përditshëm e kemi lënë pa të drejtë të tretet në harresë.
Aso kohe, Mathieu Aref kishte sjellë në gjuhën shqipe veprat e tij kryesore nën kujdesin e botuesit N.Kulla (Shtëpia Botuese Plejad). Në ato studime voluminoze e të thella, ai mbrojti me ngulm tezën e tij mbi rrënjët tona parahelene:
1. „Shqipëria (Historia dhe gjuha) ose Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen“ (botuar në frëngjisht më 2003 dhe në shqip më 2007), ku analizon origjinën e gjuhës shqipe si urë lidhëse me qytetërimin më të hershëm europian.
2. „Mikenët = Pellazgët: Greqia ose Zgjidhja e një enigme“ (2004), ku argumenton se qytetërimi madhështor miken nuk ishte grek, por pellazg.
3. „Pellazgët: Pararendës të qytetërimit greko-romak“, si dhe botimet e tij të mëvonshme (përfshirë ato të vitit 2022, si dhe antologjinë e tij poetike).
4.
Për M.Arefin, helenët e antikitetit trashëguan kulturën, panteonin e perëndive përfshirë vetë Zeusin kryesor e madje edhe eposet e mëdha të Homerit nga ky popull amë parahelen. Ai mbron me bindje të patundur idenë se gjuha e lashtë e atyre trevave përbën brumin e përbashkët që lidh pellazgët e antikitetit me ilirët dhe shqiptarët e sotëm. Përmes këtyre veprave, Mathieu Aref argumentoi se popullsia parahelene ishte bërthama mbi të cilën u ngrit krejt qytetërimi antik, dhe se gjuha shqipe ruan sot e kësaj dite çelësin e vetëm për të deshifruar këtë trashëgimi mijëravjeçare.
4.
M.Arf iku dhe ne nisëm gërmimet në Orik.Aty nga vjeshta e vitit 2008, në Orikum filluan gërmime intensive arkeologjike në kuadër të një bashkëpunimi me Universitetin e Gjenevës, ku merrte pjesë edhe prof. M. Korkuti.
Sapo më kishte rënë në dorë e kisha lexuar me kureshtje librin “Antikiteti: Helenët janë Ilirë të zbritur në Egje“ (botuar në vitin 2005 nga shtëpia botuese “Ilar“), me autore Eva Brinjën një kërkuese e re nga Ftera.
Gjatë gërmimeve në Palokastër, një kodër ku shtrihen shkallët shkëmbore antike , shfrytëzuam orën e pushimit dhe u ulëm pranë disa pemëve për t’u mbrojtur nga era e thellë e Orikut, e cila kur fryn, të ngrin deri në palcë.
-Profesor, i fola Korkutit, a e ke lexuar librin e Eva Brinjës?
Aty për aty më tha se e kishte lexuar dhe madje e kishte takuar autoren, por nuk pajtohej me botimin.
Më pas e ngacmova me kujdes edhe për librat dhe tezat e Mathieu Arefit. Prof. Korkuti tregoi se kishte pasur një debat televiziv me të…
Prof M.Kërkuti iku kur përfunduam gërmimet atë vjeshtë.
…
Mirëpo ardhja dhe ikja e M.Arefit kishte trazuar akademikët.
Ajo që vihej re te mjaft akademikë tanë të asaj periudhe ishte se, në botimet e tyre, ende ruanin hijen apo ndikimin e narrativave të historiografisë së fqinjit jugor.
Ndonëse Korkuti ruante një ndjenjë të qartë patriotike ndryshe nga të tjerët, kundërshtimi i tij i prerë ndaj studiuesit dukej pothuajse i pashpjegueshëm.
Kjo përplasje mes dy rrymave intelektuale përqendrohej në disa nyje kryesore:
1. Origjina e shqiptarëve (Ilirët,Pellazgët). Historiografia zyrtare e kufizonte vjetërsinë e shqiptarëve duke i parë ata kryesisht si pasardhës të ilirëve. Nga ana tjetër, Mathieu Aref pretendonte se pellazgët janë pararendësit e parë absolutë të ilirëve dhe shqiptarëve, duke e zhvendosur zanafillën e qytetërimit tonë shumë më herët në mjegullnajën e antikitetit.
2. “Diletantizmi” kundër “Dogmatizmit”. Mathieu Aref e akuzonte Korkutin dhe elitën akademike të Tiranës për dogmatizëm, ngurtësi metodologjike dhe pamundësi për të pranuar parashikime e zbulime të reja. Ai ndihej i fyer që Korkuti kishte hyrë në debatin e vitit 2007 pa e lexuar ende librin e tij të sapobotuar. Arefi theksonte se puna e tij titanike ishte pranuar madje edhe nga Universiteti i Sorbonës, ndërsa shkenca zyrtare shqiptare po ndiqte verbërisht tezat e huaja që minimizonin rolin tonë historik.
Këto teza ishin bërë publike në Tv dhe media ziente ende.
Shumë prej nesh e mbështesnin M.Aref sepse ai guxoi të sfidonte një teori të ngulitur thellë që ka zënë vend edhe në literaturën shkencore.
Vërtetësia e këtij shqetësimi të hershëm shihet qartë edhe sot.
Po të pyesësh sot I.A
se përse për çdo gjë lidhur me historinë e antikitetit u referohet kryesisht burimeve greke, ajo përgjigjet me sinqeritetin e ftohtë të një makine: Burimet e digjitalizuara dhe ndërkombëtare shqiptare mungojnë ose janë fare të pakta…
Akademikët tanë kanë shkruar, por botimet e tyre në masë të madhe kanë mbetur rafteve duke mbledhur pluhur, pa arritur të depërtojnë e të mbrojnë trashëgiminë tonë në rrethin shkencor ndërkombëtar.
5.
Mirëpo ajo që mundej të vrente nëj njeri ishte mospërputhja mes shkencës zyrtare dhe kërkuesve si Arefi , por nuk është e vetmja plagë.
Ekziston një mangësi edhe më e thellë, më e prekshme dhe më e dhimbshme. Ajo e ruajtjes së vetë gërmadhave tona antike, ndonëse me dhjetëra e qindra punonjës kanë marrë çdo muaj rrogën nga buxheti i trashëgimisë.
Edhe pse ikën disa regjime,disa qeveri,problemi ishte i njëjtë.
Ajo që të godet më së shumti teksa kisha shkelur në qendrat e lashta ilire qoftë në Amantia, në Orik, apo edhe më tej në Olimpia është një e vërtetë e hidhur, por krejt e dukshme.
Monumentet që kanë mbijetuar deri më sot janë vetëm ato që grabitësit e shekujve nuk mundën dot t’i shkulnin nga vendi…
Aty kanë mbetur vetëm muret gjigante, blloqet e rënda rrethuese dhe strukturat mbrojtëse aq masive, sa asnjë hajdut apo plaçkitës antik e modern nuk mundi t’i merrte me vete. Jo sepse nuk deshën, por sepse nuk kishte vinç apo forcë njerëzore në botë që t’i ngrinte e t’i tjetërsonte ato masa gjigante guri.
Në këtë fakt zbulojmë edhe mendjen e jashtëzakonshme të ilirëve. Sikur ta kishin parashikuar se, shekuj më pas, babëzia e kohërave, sulmet e fqinjëve apo edhe pakujdesia e vetë pasardhësve do ta çonte pasurinë e tyre drejt tregjeve të zeza e muzeve të huaj. Ata i ndërtuan me gurë aq të rëndë e të gdhendur me precizion gjeometrik, saqë i bënë qëndresë jo vetëm kohës, por edhe dorës shkatërruese të njeriut. Këta mure të pashkulshëm mbeten sot dëshmitarët e fundit e të patundshëm të një madhështie që nuk u tjetësua dot .
Teksa numëroj gurët, që mungojnë dhe bazamentet e zbrazura të siteve tona arkeologjike, nuk mund të mos pyes veten me hidhërim. Përse e kanë marrë pagën një duzinë nëpunësish e zyrtarësh në këtë shtetin tonë, kur pasuria e paimagjinueshme e territorit tonë është lënë pa mbrojtje duke bërë që pa fund artefakte të mos gjenden më sot në vendin e tyre të origjinës?
Dhe kjo vjedhje e tyre ka filluar që nga vitet e luftës së parë dhe më para e pas saj.Pra në cdo regjim dhe në cdo qeveri.Edhe në kohë lufte …
6.
Por,fjalën në filles e kishim te M.Aref Aref dhe çuditërisht na u gjeneruan shumë problematika.por te mbetemi te ai njeri i thjeshtë,studiues i përkushtuar. Ai mund të quhet pa asnjë ngurrim e pa asnjë drojë si:“ Rilindësi i fundit“.
Përgjatë gjithë jetës së tij, ai punoi dhe punon me një përkushtim titanik për të mbrojtur e ndriçuar origjinën tonë të lashtë.Kjo betejë e pabarabartë dhe kjo përpjekje e pashoq atdhetare nuk kaluan pa pasoja. Ajo i ka kushtuar si në shëndetin e tij, ashtu edhe në financat, të cilat i shkriu të gjitha në shërbim të këtij misioni të madh.
Për të gjithë ata që nuk e njohin mirë apo që janë përpjekur t’i ulin vlerën punës së tij, duhet thënë me forcë se Mathieu Aref gëzon titullin më të lartë zyrtar shkencor. Ai mbart gradën Doktor (Dr.) në Histori dhe Qytetërim të Antikitetit, e mbrojtur në një nga vatrat më prestigjioze të shkencës botërore në Universitetin e Sorbonës (Université Paris IV-Sorbonne) në Paris.Data e mbrojtjes: Më 3 janar 2012, në moshën 74-vjeçare, si kurorëzim i dekadave të tëra kërkimesh të pavarura e të palodhura.
Titulli i tezës(Recherches sur les Pélasges, en tant qu’origine de la civilisation grecque).
Me këtë mbrojtje dinjitoze në „zemër të akademizmit europian“, M.Arefi provoi se pasioni i tij atdhetar nuk ishte thjesht një dëshirë romantike, por një punë e thellë kërkimore që sfidoi dogmat e vjetra historiografike.
Sot, ndërsa koha vendos distancën e nevojshme nga debatet e nxehta të dikurshme, ajo që mbetet në këmbë njëlloj si ato masa gjigante guri në Orik e Amantia është pyetja thelbësore.Si zgjedhim ta ruajmë dhe ta mbrojmë të shkuarën tonë?
Dhe ja përse sot është i çmuar studiues si M.Aref dhe të tjerë që ecin nëpër atë trag…
7.
Pra ,personalitete si Mathieu Aref, me kurajën për të sfiduar kornizat e ngushta zyrtare, i dhanë një frymëmarrje të re trashëgimisë sonë antike, duke na kujtuar se dinjiteti i një kombi mbrohet si me kazmën e arkeologut në terren, ashtu edhe me penën e studimit në auditoret më të larta të botës.U takon breznive të reja që këtë pasuri të mos e lënë më të pluhuroset rafteve, por ta shndërrojnë në një dëshmi të gjallë se kush ishim, kush jemi dhe çfarë i dhanë parardhësit tanë qytetërimit europian…
Trashëgimia antike e një kombi nuk mbrohet vetëm duke numëruar atë që na ka mbetur pas stuhive të historisë, por duke pasur guximin për ta interpretuar atë pa kompleksin e inferioritetit. Figura si Mathieu Aref kryen një mision që kapërceu kornizat e thjeshta akademike. Ata shërbyen si një zgjim ndërgjegjeje në një kohë kur shkenca zyrtare shpesh preferonte muret e sigurta të konformizmit sesa guximin e kërkimit të të vërtetave të reja.
Këtë lidhje të pashkëputur e konfirmojnë më së miri edhe komunikimet e mëvonshme me profesorin, ku ngrohtësia njerëzore gërshtohej me dashurinë e përbashkët për trojet tona.
Ja një komunikim para një muaji.
-Gëzim Llojdia, tungjatjeta miku im!
Si je e si shkon?
Para se të shkoj në Tiranë, një ditë, do t’ju lajmëroj që të takohemi për së gjalli edhe një herë. Ju përshëndes…”
Dhe pak më tej, me atë nostalgji të gdhendur në kujtesë:
“Ka qenë kënaqësi për mua kur jemi takuar pranë gjithë atyre qendrave arkeologjike të mrekullueshme!”
…
Në këtë përplasje mes rigjidhjes dogmatike dhe kërkimit romantik apo shkencor, zbulohet një e vërtetë e madhe. Historia e një populli nuk është pronë private e askujt, por një e mirë e gjallë kombëtare.
Dhe nëse i bëjmë një bilanc figurës së tij në këtë udhëtim.
…Puna e tij frymëzohet nga një dëshirë e pashtershme për të mbrojtur dhe lartësuar origjinën e shqiptarëve përmes tezës së tij pellazgjike.
…Njëlloj si Rilindësit e shekullit XIX që kërkonin të ngritnin ndërgjegjen kombëtare përmes glorifikimit të së kaluarës antike, edhe tezat e tij përqendrohen te lashtësia e gjuhës dhe popullit shqiptar.
…Edhe pse në rrethet e historiografisë akademike zyrtare tezat e tij për zbërthimin e etruskishtes apo mikenishtes vetëm përmes shqipes konsiderohen nga disa albanologë si “motive të romanticizmit të vonuar”, asnjë skepticizëm shkencor nuk mund t’ia zbehtë dot kontributin e tij si zgjimtar i vetëdijes kombëtare.
…
-Do të dua të takohem me profesorin ndoshta së shpejti në kuadër të një projekti mesdhetar.Dhe do ta gjeje sado larg të jete.Dhe vetëm mos qofte në fund të botës…
E kujtoj atë ditë në Orikun. antik, nga bisedat e ngrohta nën erën e egër e të prerë që sillnin malet drejt valltos në lagun e valëve të detit …
Biseda ishte e thjeshtë.Studiues si ai na lënë pas është një amanet i qartë e i pashkruar.
Dhe se rrënjët tona antike, të ankoruara thellë në mjegullnajën e shekujve, kërkojnë sa rigorozitetin e mendjes së ftohtë të shkencës, aq edhe zjarrin e dashurisë së pakushtëzuar për atdheun.
Ky është një ekuilibër i brishtë e i fisnik .Dhe një urë e ndërtuar mes arsyes dhe shpirtit, që vetëm ata që i përkushtohen kombit me të gjithë qenien e tyre arrijnë ta lënë si peng të pashlyeshëm në historinë e kësaj toke…