
Nga Panajot Boli
Romani i Irena Shabanit “’Kush qau në parajsë’është një skanim i shoqerisë shqiptare në tranzicion i një periudhe ku spikati me se miri fryma e kohës së trazuar, plot tensione e dhimbje,një përditshmëri që volli atë llum të së kaluarës, me helmatisje patriarkale, me mëndësitë e një shoqerie që doli nga izolimi dhe zvarritej e çorjentuar.
Një kaos dhe krizë sociale, politike,ekonimike,kulturore e psikologjike, siç e quan autorja ‘Shqiperia e vitit 1996 ishte si një varr i grabitur .Vetem endrrat nuk ishin mjerane si fytyrat e kalimtarëve në rrugë.Ende gjurmë e një urie dhjetravjeçare mbetet si vraga puçrash me qelb lexoheshin në fytyra. Por dielli shkerlqente. Dimër e verë njesoj. Një diell për ta patur zili”. Ose një konstatim i saj :’Diktator nuk kishte më, diktatura ende frymonte.
Romani i ngjan, me terësinë e materialit jetësor, me ngjarje, episode,përshkrime, histori,në çdo aspekt ku frymonte kjo shoqeri,një ditari, ose më saktë një mozaik i çrregullt me ngjyrat të forta ku mbizoteron e zeza, gri dhe e murmë.Është një plagë që flet,duket se në çdo kapitull ka një lutje që nuk e shpreh, por e deshiron,një dhimbje që edhe vet personazhin kryesor e thyen shpesh, një akuzë që e ndje pas çdo historie për padrejtësitë.
Thamë me lart se gjithë romani është nderthurur kaq bukur me dhjetëra histori e episode që vijnë nga çdo aspekt i shoqerisë, me tepër të dhimbshme, duke na skanuar qartë dhe në thellësi një sfond historik të trazuar, duke fitruar edhe në botën e brendshme të personaheve. Pra vlera artistike e këtij romani, që do të thoshja se zë një vend dinjitoz e me peshë në letërsinë shqiptare në dhjetë vitet e fundit mes romaneve me të mira,është shoqeruar me një sfond emocional të fuqishëm. Lexuesi e lexon me etje , dhe i jep emocione të forta pozitive duke kryer misionin e tij me se miri.
Vertet, mund të kesh materjal të bollshëm e interesant, por duhet një dorë mjeshtri t’i vej gurët në vendin e duhur dhe mozaiku të sjellë bukuri, shkelqim , pra emocione. Dhe këtë e ka bërë dora e Irenës.Këtu dua të dal të narativa e saj,një narativë si ajo e Mitrush Kutelit, e shtruar, e ëmbël, me fjali të shkurtëra,me urtësi popullore, të thjeshta,një sintaksë jo e koklavitur që rrjedh pa ‘pengësa’ pa sforcime.
Ligjerimi i saj është terheqes, interesant, dhe lexuesi nuk lodhet në përshkrime të gjata, të ngarkuara. Ajo që i ngre vlerat është gjuha e thjeshtë, me burim popullor. Dhe kjo është realizuar aq bukur në fjalorin e gjyshës që shpesh i del në ëndërr, me urtësinë dhe filozofinë popullre, jo pak e ndikuar nga bibla. Këto pasazhe të gjyshës së Sofisë,janë fije të lidhjes së brezave me traditat, traditat me të mira të një populli vital që autorja ka ditur t’i nderthur kaq bukur në shpirtin e Sofisë.Në veshtirësi , në momente pasigurie , gjyshja me urtësinë e saj behet udherrefyese dhe mbeshtetje për endrrën e Sofisë.Kjo gjetje është një vlerë e shtuar për romanin. Në gjithë këtë zymtësi e tensione, ajo që shperthen në faqet e këtij libri, është dashuria për jetën, paçka mjerimit dhe varfërisë si dhe disa vatrave të degjerimit moral dhe atavizmave patriarkale dhe nacionaliste.
Pra është një himn për jetën , qendresën ndjeshmerinë njerezore. Janë ca fije të padukshme, të çuditshme siç konstaton autorja që i mbajnë këta njerez gjallë, me shpresa, pertej vuajtjes, dhimbjes dhe harresës
Unë do të thoshja se gjithë romani vertitet rreth një bopshti mesazhi që vihet në gojën e protagonistes ‘Politika i bën lemsh njerezit, por ata janë lindur për t’u dashur’ dhe në një pasazh tjetër .
‘Të gjithë atë lloj urrejtjesh dhe zemërimi nuk kishin vrarë kurrë asnjë politikan, po vetem ca njerez të pambrojtur e të varfër të gjetur në mes të hiçit.
Vlera e romanit qendron në gjetjen e detajeve pikante me dramacitet e tension që e mbajnë lexuesin të mos shkeputet as një moment nga rrjedhja e ngjarjeve duke shkaktuar emocione të forta, të ndjekin me shqetësim fatin e përsonazheve që janë përshkruar aq të gjalla.Narativiteti i autorës ka zhdërvjelltësi,konçizitet, detaje të skalitur mjeshtërisht dhe një njohese mjaft e mirë e fjalorit të zhargonit popullor.
Kjo tregon se autorja e levron aq bukur këtë pasuri , ka një fjalor aq të pasur dhe përdor shprehje pikante si :
Qyteti i ngurtë vezhgonte/ ndonjëherë dëgjimi më shumë të prishte punë se sa të ndreqte/rendonte një ajër, që dukej sikur i shtypte njerezit/ shiu që binte litar e bënte autobusin të dukej si një qen i stërmadh që ecte dhe kuiste në të njejtën kohë/e vetmja gjë që dinte ishte se e shihte me sytë e nënës/ rrefuzimet e detyruara mbyllin disa porta në shpirt që duan fuqi të mëdha për t’u hapur,//dukej sikur kishte 100 vjet që i bënte hije tokës// si e qara e një njeriu që po varroste veten// disa mjerez duke prekur tokën, lartësojnë ngritjen// muzika të zbut shpirtin , por dashuria ta laton atë// këmbët i la të ecnin vetë// fjalët e mira kanë fuqinë marramendese për të hequr nga shpirti pelerinat e renda të dyshimit dhe të trishtimit// e tjera e tjera që i japin fuqi mesazheve dhe ideve që percjell autorja
Por e veçanta dhe më interesantja e këtij libri është edhe trajtimi i një teme specifike , ajo e komuniteteve të tjera brenda një shteti. Kjo temë specifike e delikate , autorja diti ta trajtoj me mjaft objektivitet,në kuadër te një shoqerie të integruar sot.Protagonistja është me identitet grek, brenda komunitetit shqiptar, dhe e nderuar e respektuar me intergritet brenda këtij shteti, duke pasqyruar marredheniet harmonike mes komuniteteve.
Nepërmjet protagonistes synon të përcjell mesazhin se njerezit dallohen nga gjuhët e ndryshëm që flasin, se të gjitha të tjera i kanë të përbashkëta .
‘Shqiptarët ishin sa të vetes , aq edhe të atyre minoritarëve që kishin ndarë bukën me ta, kishin këmbyer këngët, kishin punuar fushat , e kishin shkembyer recetat e ushqimeve , ndonjeherë edhe traditat.Kishin jetuar në paqe e harmoni.Kishin marrë e kishin dhenë’ .
Merita e autores është se diti ta trajtoj këtë temë me mëndësi bashkëkohore duke lenë prapa nacionalizma të semura.Vetë Sofia, Kristo , djalin do ta quajnë Johan, mesazh ky se nuk kemi pse bëjmë dallime mes etnish dhe këta fëmijë do t’u duken absurde nesër këto etiketime sot të kombësive dhe feve.Sofia sakrifikon për një djalë të një etnie e feje tjetër. Erdhi koha të tejkalojmë këto mendësi e paragjzkime në një shoqeri të emancipuar bashkëkohore. Autorja hedh edhe një hap me tej duke konstatuar se përdorimi i fjalës minoritar është lëndues për këta njerez me kulturë të zgjuar, me tradita dhe nuk mund t’i thuash pakicë kur kanë dy kultura, dy atdhe , dy dashuri.
Shpesh në pasqyrimin e ngjarjeve të acarimit të marrëdhenieve midis Athinës dhe Tiranës,komuniteti grek ndihej i lënduar se shpesh shiheshin nga grupe nacionaliste me përbuzje si ‘armiq’ Pra duhet një konceptim dhe vlerësim sipas dinjitetit të tyre, janë grekët e Shqiperisë.
Romani është një vepër me vlera të medha që ka zenë një vend nderi në letërsinë shqiptare për nivelin e lartë artistik, për tematiken e gjerë dhe interesante si edhe trajtimin e temës së marrëdhenieve të komuniteteve brenda një shteti. Kjo tregon pjekurinë e autorës për të sjellë tema të tilla të parrahura e më mjeshtëri artistike.
