Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131 Romani qё e bёri tё famshёm kudo…Spasse Thanasi
Mbi shpatullat e qytetit Nё ngjyrat e kalldrёmit historik Rreth lagjeve me mbulesё mendimi Vargjet e mia pёr Gjeneralin I gjeta shpёrndarё si fenomen i trishtё Nё rrokadёn e kohёs, kur Ismai Kadare Solli plot fuqi pёr lexuesin shqiptar Romanin “Gjenerali i Ushtrisё sё Vdekur”. Ngjarja merr frymё mbi mbulesёn e ndjenjave Kur lufta i dha rrugicave tё gjalla Njё botё tё mbyllur kujtimesh Njё shpirt tё ftohtё ankthi Kur diçka e re vdiste me ёndrrat e pakthyera Dhe historia e lirisё mbetej vetёm frymё Njё muzikё qё buçiste nga kambana njerёzore Zgjonte e zgjonte mendimet e maratonёs marramendёse Nё pёrballim tё zёrit tё Nazim Hikmetit poet “Njё gjendje e trishtuar e lirisё”! Kjo poezi mbartur me luftё e jetё Ka brenda “shpirtin e shenjtё” tё gjigandit Qё kurrё s’do vdes S’do tё preket kollaj nga endacakёt pa mend tё letёrsisё Zёri i tij nёpёr kohё Do tё jetё frymё e gjallё e lirisё E ёndrrave dhe e dashurisё!… Pёr romanin qё e bёri tё famshёm kudo Tё skalitura vijnё mendimet Me vargjet e poezisё, kushtuar “Gjeneralit…” hero i kohёs sё vdekur: Gjenerali nё qytetin e gurtё…
- Simfonia historike e KADARESE Enigma e Kadaresё Pёr misionin e Gjeneralit… Simfoni e mendimit Nё kёrkim tё ndjenjёs!…
1. Misioni i panatyrshёm…. Nё vjeshtёn e lagёt dhe me shi Gjenerali zbriti nё Shqipёri Me misionin e panatyrshёm nё tokёn e huaj Tё ngrinte nga balta ushtrinё e vdekur.
Nёpёr shi ai udhёtoi i çmendur Bisedonte me priftin pёr luftёn dhe varrezat Nё shtjellёn e ujit si nё njё ankth Gjenerali ndeshi shkёlqimin e ftohtё tё helmetave Rreshtin e gjerё tё ushtarёve tё vrarё si gurё memorial…
Njё pirg kujtimesh me varre paanё Pёrzier me zhurmёn e ujrave dhe bregun plot paqe I solli pamjen kёrcёnuese tё maleve Disfatёn e asgjёsimit me harrimin e vdekjes..
Gjenerali humbi madhёshtinё Me endjen varrezё mё varrezё Me frikёn e lashtё nga ujёrat e kaltёra Ulurima e dallgёve si muzikё e luftёs Pёrball detit dhe kohrave plot stuhi U bё siluetё me pushkё majё brigjeve Kёngё e largёt dhe e pabesё…
Poshtё mjegullёs nёpёr rrafshnaltat dimёrore Mbi supin kёrcёnues tё brigjeve U ngrit jehona dalldisёse e fjalёve “Gjenerali i Ushtrisё sё Vdekur”!
Gjeneralit i kujtohen qindra kamionё ushtarakё Ulur radhё – radhё me mjekrat mbёshtetur mbi tytat e pushkёve Lёkundja e tyre vazhdimisht Ngjante aq shumё me mimikёn e gurtё Bёhej marrёzi e gjatё me ironinё e gurosur.
Ashtu si xhadeja qё rotullohej rreth maleve Gjenerali tirrte lёmsh tё pazgjidhur Me pamje tё llaftarisur nё kryqёzimin e statujave Qe zverdhur krejt, me supet e zbardhura nga dёbora.
Autokolona e kamionёve tё ngarkuar me arkivole Dukej vapor i madh me ushtri tё madhe Mbushur me tonelata kalciumi e fosfori Kontrast i trishtuar nё fundin e vjeshtёs…
Gjenerali kthente kokёn pas Malet po largoheshin mё tepёr Konturi i tyre me kёrcёnime abstrakte Bёhej frikё e turbulltё, vёrshim nё skёterrё…
Mbi flakёt e dёborёs Ndjenjat squlleshin dhe preknin tokёn Freskia e pafund nga qielli Njё sezon i vёshtirё me pasagjerёt e vonuar
Gjenerali me gjithёfarё shёnimesh nё duar Linte pas njё shkrim nervoz Njё lёkundje tё ftohtё ajri Mbi rrullat e ballit gjithё djersё Ngarkuar me “sekretin e luftёs”… E Diel, 27 Korrik 2014
2. Zhvarrimet….
Kazma lёshoi tingull tё shurdhёr Gjenerali vёshtroi plisat e parё tё lagur Mbajti shёnim nё bllok pёr varrin e parё -“Tё gjithё pёrreth si tё ngrirё Plisa tё zinj, tё shkrifёt qё lёshonin avull…”
Si “shtegёtar” nё tokёn e huaj Gjenerali vёshtronte profilin e gurtё Mbi varrezat e ushtarёve tё vdekur Vёrtitej njё grumbull eshtrash me kafka tёrё baltё…
Kёrkimi i eshtrave pas luftёs Mё e madhja hipokrizi e kohёs Zёrat e shqetёsuar nё baltёn e mallkuar Panik dhe frikё nё krahinat e largёta Pёr tё gjetur eshtrat e kolonelit tё shenjtё!…
Gjenerali me sytё ngritur nё qiell Horizontet mbytur nё mjegull Çoheshin pёrpjetё si shigjeta majё malesh Heshtja mbyste si ndonjё varrim!…
Nё peizazhin e zymtё Mori gurёsh mbulonin tokёn Gjenerali me njё tё fshehtё tragjike Nё sfondin e mjegullёs Ngrinte trishtimin e madh…
Nёpёr shtresat e sfungjerta tё reve Skajet e horizonteve ngrinin krye mbi fushёn Qielli bёhej i padurueshёm I fundosur i tёri nё dritёn e indiferencёs…
Me kafka dhe dhёmbё nё duar Future thellё nё mbretёrinё e kalciumit Njё kapitull pa numur niste monotoninё Teknologji e zymtё me rrapёllima tё tmerrshme Copё e luftёs qё vinte rrotull jetёs – vdekje!…
3. Muzgu i xhadeve tё bardha
Kryqёzimi i pafund xhadesh tё lagura Nё tokё tё huaj, monotoni e gjatё Gjenerali rendi e rendi nё mёnyrё lakonike “Tё mbledh eshtra, tё zgjoj ushtarё tё vdekur”!
Pёrtej urёs, nё kёmbё tё saj Vazhdonin gёrmimet me pёrtesё Nё horizont grykat e maleve Ishin mbytur krejt nё mjegull…
Mbёshtetur nё parmakёt e Urёs Nё njё vend tё shkretё e tё trishtuar Gjenerali i ulur mbi njё copё betoni Pinte cigare e ndrydhte ndjenjёn Shpёrndante mendimet mbi hekurat e ndryshkur…
Xhadeja gjarpёronte tek varret Vёrtitej e rrotullohej si njё litar i ngatёrruar Gjenerali mbetej pёrsёri i menduar Nuk kuptonte fare ketё “rrufe” Ku ishte fillimi dhe ku fundi i misionit.
Nё thasёt e najlonit plot me eshtra Ironia e gurosur mbetej njё ankth Gjenerali kujtonte kamionёt me ushtarё Jetёn e tij tё lёkundur rreth maleve Si njё lёmsh i pazgjidhur!….
Nё grykat e maleve Era vёrshёllente si nё skёterrё Frika e turbulltё bёhej mё abstrakte Gjenerali pёrsёri mendohej: “Deri kurrё ky shtegёtim i rёndё malesh, Nё ankth pambarim!…”
Lopatat uleshin e ngriheshin Ndёr varret e mbuluara me dhe Gjenerali dhe prifti numuronin eshtrat e mbledhura Me mushamatё mbuluar pёr udhё tё madhe Kёrkonin ushtarёt e vrarё si nё njё pёrrallё!…
Nё mёrzinё e muzgut tё xhadesё Aty – kёtu shfaqeshin fshatra tё vegjel mbuluar me dёborё Nga horizontet malet çoheshin tё larta Pllajat e zhveshura kёrcёnonin me pamje tragjike Tarracat zgjateshin si transhe tё pafundme…
Marshimi pёrmes errёsirёs e vdekjes Njё udhёtim nёpёr dimёr e nёpёr natё Nё malet e pjerrёta e tё neveritshme Gjenerali dukej si njё zog tragjik e i vetmuar!…
Muzgu i xhadeve tё bardha Sillte vёrdallё mendjen e Gjeneralit Refleksi i dritёs sё coptuar Nё qiellin si helmet gjigande Shuhej nё gjirin e natёs!…
( Poezi qe lindi nga leximi i romanit te Kadarese, "Gjenerali i Ushtrise se vdekur", qe ka himnin e gjithe kohrave te famshme....)
Ky roman i hershёm i Kadaresё, me njё stil grotesk nё njё terren tё vёshtirё dhe vazhdimisht me mot tё keq,me gjeneralin “tronditёs” qё kёrkonte eshtrat e ushtarёve tё vdekur nё tokё tё huaj, ёshtё si shiriti i mjegullёs, i prerё nga njё qiell i bardhё e pa kuptim, njё “telegram” me gjithёfarё shёnimesh tё bera me dorё me njё shkrim nervoz, me lёkundjen e shpirtit nё gjysmёerrёsirёn e ftohtё tё ajrit nё tokёn shqiptare… Njё saga e bukur me “tronditje” dhe “britma” qё reflektonin dritat e llambave neon mbi helmetat nёn shiun e imёt… Zbehtёsi dhe pagjumёsi nё rreshtat e gjera tё ushtarёve nё shkёlqimin e ftohtё tё vdekjes dhe njё zhurmё ritmike e thellё prej tokёs nё ajrin e natёs… Ёndёrr zbavitёse… Gjenerali nё njё luginё tё pёrzier me eshtrat e ushtarёve plotё disfatё. Gjeste habie nё shenjat e varreve ku era frynte gjithmonё nё njё drejtim. Arkivole tё mёdha, tamam si pёr tё vdekurit e vёrtetё . Plane skicash tё vizatuara nga veteran pёr nё bregun e luftёs. Gjithёfarё historish dhe episode luftrash!… Ngjarjet vёrtiten nёpёr shtjellёn e errёt tё natёs, si nё njё ankth pambarim. Gjenerali dhe Prifti lёvizin kudo me thesё najloni nё duar pёr eshtrrat e tё vdekurve dhe kjo bardhёsi e keqe dukeshe gjithmonё zhurmё e ujёrave dhe tingёllimё e gurёve memorial nё njё vend tё çuditshёm!… Njё roman, pra, qё Kadareja morri njё famё tё çuditshme si shkrimtar dhe u bё i njohur nga bota moderne e letёrsisё. Njё roman qё do tё lexohet nga tё gjithё brezat qё vijnё, se ai mbetet njё krijim artistik me saga troditёse nё shpirtё pёr historinё e luftёs sё madhe… Zbavitje e madhe nё tё lexuar! Befasime pёr imazhet e kohёs sё luftёs ku “gjenerali” u rikthehet me naivitet dhe ankth ndjenjash mistike!… Rikujtimi i romanit tё famshёm ёshtё lartёsim i shkrimtarit nё kohёt moderne!… SPASSSE THANASI