Shkruar nga Sami ARIFI

Selami Neziri-Komandant Agroni i UÇK-së nga Skkatina e Poshtme Komuna e Vitisë
Pas Doberdelanit, Selamiu do të qëndrojë edhe disa ditë në fshatin Strofc, rrëzë maleve të Qyqavicës, deri sa njësitet e armatosura të LKÇK-së të konsolidoheshin.
Më 11 maj 1998, bëhet marrëveshja UÇK-LKÇK, po atë ditë Selamiu gjendet në radhët e njësiteve guerile të LKÇK-së në Prishtinë. Fatmir Humolli informon se UÇK-ja nuk kishte as edhe një anëtar të organizuar në Anamoravë, prandaj, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ngarkon Selamiun me detyrë të organizimit të UÇK-së në komunën e Vitisë dhe mundësisht të krijoj kontakte me ndokënd edhe në komunën e Gjilanit.
Në mëngjesin e hershëm të 10 qershorit të vitit 1998, pas shumë vështirësive, i shoqëruar nga dy pjesëtarë të gueriles së kryeqytetit të Kosovës-Prishtinës, Mejdi Asllani dhe Fatmir Ajeti, Selamiu arrinë në familjen e tij në Sllatinë të Poshtme.
Që në pasditen e 10 qershorit të vitit 1998 në shtëpinë e tij themelojnë njësitin e parë të UÇK-së për Komunën e Vitisë me: vëllain-Ganiun dhe shokët e tij Ramush Demelezin dhe Faredin Frangun. Selamiu në mbrëmje takohet me Abdyl Bajramin nga Verbani dhe pas tij me Nazim Azemin nga Sllatina e Epërme, të cilët marrin përgjegjësi për organizimin UÇK-së në komunën tonë. Pastaj, ditët në vijim vë kontakte edhe me të përmendurit sipas radhës, të cilët do të marrin gjithashtu përgjegjësi për organizim të UÇK-së: Ekrem Qerimi nga Pozherani, Remzi Salihu nga Remniku, Daut Xhemajli nga Begunca, Avni Azizi nga Terpeza, Skenderbe Hebibi nga Lubishta, Emrush Azizi nga Smira. Pas një aktiviteti të mundimshëm, brenda tre muajve shtrirja organizative e UÇK-së kishte marrë formë edhe në komunën tonë.
Në bazë të porosisë nga Komandanti i Gueriles së UÇK-së në Prishtinë Sali Mustafa-Cali, në gusht 1998 themelohet Shtabi Operativ Komunal i UÇK-së për komunën e Vitisë.
Emërimet bëhen me sa vijon:
1. Komandant Selami Neziri – Agron Hoxha
2. Zv. Komandant Abdyl Bajrami – Petriti (Rremi)
3. Shef i sektorit Politiko-Organizativ Nazim Azemi – Shitësi
4. Shef i shërbimit informativo-ushtarak Gani Neziri – Filo (Agimi)
5. Shef i sektorit për furnizim Ekrem Qerimi – Mentor Vitia
6. Shef i sektorit operativo-ushtarak Remzi Salihu – Skenderi
7. Shef i sektorit të-mjekësisë. Nuk kishte mjek të gatshëm për këtë detyrë
8. Ndihmëse për mjekësi-sanitet Kefsere Demelezi, Drita Azemi dhe Drita Xheladini
Pas një shtrirje të kënaqshme organizative të UÇK-së në Anamoravë, me ndërmjetësimin e Fatmir Humollit nga Nënzona Operative e Llapit, më 7 nëntor 1998 në Zllashë të malësisë Gollakut organizohet një takim i rëndësishëm i përfaqësuesve të UÇK-së nga Gjilani, Dardana dhe Vitia.
Përfaqësuesit nga Gjilani ishin: Ahmet Isufi-Rexha dhe Shemsi Syla-Shaqa.
Përfaqësuesit nga Vitia ishin: Selami Neziri-Agroni dhe Abdyl Bajrami-Rremi.
Përfaqësuesit nga Kamenica ishin: Lulzim Leci-Enveri dhe Milaim Limoni-Xhaxhi.
Nga ky takim rezulton themelimi i Shtabit të Nënzonës Operative të Karadakut me këtë përbërje:
1. Komandant i Shtabit – Ahmet Isufi-Rexha
2. Zëvendëskomandant vend i rezervuar për Kravatën (Basri Musmurati),i cili nuk erdhi kurrë.
3. Shef i sektorit për Moral dhe Politikë – Lulëzim Leci-Enveri
4. Shef i sektorit të Informimit dhe Policisë Ushtarake – Abdyl Bajrami-Rremi dhe ndihmës Milaim Limoni-Xhaxhi
5. Shef i sektorit për Furnizim – Shemsi Syla-Shaqa
6. Shef i sektorit për Financa – Selami Neziri-Agroni
Pas riorganizimit të UÇK-së, Nën zonat Operative bëhen Zona Operative, ndërsa shtabet Komunale shndërrohen në Shtabe Brigadash. Komandant i Brigadës 171 ishte emëruar Salih Mustafa-Iliri nga Malisheva e Gjilanit. Komandant i Brigadës 172 ishte emëruar Shefik Beqiri-Dardani nga Kamenica dhe Komandant i Brigadës 173 ishte emëruar Selami Neziri-Agroni nga Sllatina. Më 25 shkurt 1999, Shtabi Operativ Komunal për komunën e Vitisë transformohet në Shtab të Brigadës 173″Gursel dhe Bajram Sylejmani” me këtë përbërje:
Selami Neziri – Agroni – Komandant i Brigadës
Daut Xhemajli – Plaku – Zëvendëskomandant
Abdyl Bajrami – Rremi – Shef i Sektorit të Personelit.
Gani Neziri – Agimi – Shef i Sektorit për ZKZ.
Ekrem Qerimi – Mentori – Shef i Sektorit për Logjistik e Financa.
(Prisnin ndonjë epror ushtarak) – Shef i Sektorit të Operativës.
Avni Azizi – Korabi – Shef i Sektorit për Informim.
Feriz Ahmeti – Daja – Shef i Sektorit për Moral.
Esat Avyli – Mësuesi – Shef i Sektorit të Mbrojtjes Civile.
Ramadan Arifi – Burimi – Shef i Sektorit të Ndërlidhjes.
Komandanët e togjeve pranë Shtabit të Brigadës:
Besim Beqiri – Beqa – Komandant i Policisë Ushtarake.
Bekim Pira – Skorpioni – Komandant i Togut të Vëzhgimit.
Komandantët e Batalioneve:
Skenderbe Hebibi-Rama – Komandant i Batalionit të pare.
Milaim Sylejmani-Bashkimi – Komandant i Batalionit të dytë.
Selamiu ishte pjesëmarrës i Betejës së Marecit, nga 18-21 prill 1999. Në këtë betejë thuhej se kanë marrë pjesë mbi 5.000 ushtarë dhe milicë serbë, me një artileri të rëndë topash, minahedhësish, tankesh, pragash e çka jo tjetër. Ndërsa, Zona Operative e Karadakut numëronte afërsisht 300 luftëtarë të armatosur kryesisht me armë të lehta: kallashnikovë, mitraloza të lehtë, ndonjë snajper dhe një Osë me një predhë.
Përpjekjet e këmbësorisë serbe për tu ngjitur tek pozicionet e UÇK-së për katër ditë ishin të kota. Luftëtarët e ZOK-ut nuk tundeshin nga istikamet.
Në këtë betejë, përveç se kishte qëndruar Selamiu vazhdimisht nëpër pika të ndryshme të istikameve, kishte kryer edhe tri aksione vetëmohuese:
Aksioni i parë: Më 18 prill 1999, tërheqja e barërave nga ambulanta e Vitisë së Marecit, së bashku me Belin-Skënder Azemi nga Malisheva komuna e Gjilanit.
Aksioni i dytë: më 19 prill 1999, sulmi ndaj një grupi prej 20-30 ushtarësh serbë të vendosur në malësinë e Marecit, së bashku me Shaqën-Shemsi Sylën.
Aksioni i tretë: po në të njëjtën ditë, më 19 prill 1999, tërheqja e bashkëluftëtarit të plagosur, Shaip Pacolli nga zona e kontrolluar nga snajperistët serbë, së bashku me Llofcën-Xhezair Haziri nga Gjilani, Arsim Hotlani nga Kamenica, Hysni Vllasaliu-Matiqani nga Matiqani
Për shkak të volumit të aktiviteteve dhe detyrave të shumta që po na prisnin, më 19 maj 1999 do të bëhet ristrukturimi i Shtabit të Brigadës 173″Gursel dhe Bajram Sylejmani” me këtë përbërje:
Për shkak të intensitetit të lartë të veprimtarive, përgjegjësive të shumta dhe detyrave strategjike që na prisnin në terren, më 19 maj 1999, u pa e domosdoshme të ndërmerrej një riorganizim i pjesshëm i strukturës komanduese dhe operative të Shtabit të Brigadës 173 “Gursel dhe Bajram Sylejmani”:
Abdyl Bajrami – Rremi u emërua Zëvendëskomandant i Brigadës.
Daut Xhemajli – Plaku, pasi që një muaj më parë e kishim dërguar me detyrë në Maqedoni, u emërua Koordinator për logjistikë dhe mobilizim në Maqedoni dhe Diasporë.
Remzi Salihu – Profi u emërua Shef i Sektorit të Personelit.
Milaim Sylejmani – Bashkimi u emërua Ushtrues detyre i Shefit të Sektorit të Operativës.
Florim Ramaj – Shpendi u emërua Komandant i Batalionit të dytë.
Pas 14 qershori të vitit 1999, me urdhër të Komandantit të Brigadës 173, Selami Neziri-Agroni, hynë një njësit i UÇK-së në qytetin e Vitisë. Ku, sot e kësaj ditë shënohet kjo ditë, si “Dita e Çlirimit” të komunës sonë nga okupatori serb.
Pak ditë më vonë, Komandanti i Brigadës 173, Selami Neziri-Agroni, emëron administratorët e përkohshme të fshatrave, administratorët e të gjitha institucioneve dhe ndërmarrjeve shtetërore dhe shoqërore si dhe anëtarët e Qeverisë së Përkohshme Komunale dhe përgjegjësit e Organeve të Drejtësisë në nivel komunal.
Qeverisë së Përkohshme Komunale:
Kryetar – Daut Xhemajli.
Zv.kryetar – Selami Neziri.
Sekretar – Mustafë Haxhiu.
1. Drejtor i drejtorisë së Administratës – Hasan Aliu.
2. Drejtor i drejtorisë së Arsimit – Adem Murati.
3. Drejtor i drejtorisë së Urbanizmit – Smajl Baftijari.
4. Drejtor i drejtorisë së Kulturës – Xhavit Bajrami.
5. Drejtor i drejtorisë së Rendit – Remzi Salihu.
6. Drejtor i drejtorisë së Mbrojtjes civile – Besim Beqiri.
7. Drejtor i drejtorisë së Kadastrit – Hysen Beqiri.
8. Drejtor i drejtorisë së Ekonomisë dhe financave – Elmaz Zeqiri.
9. Drejtor i drejtorisë së Planifikimit e rindërtimit – Milaim Sylejmanin.
10. Drejtor per shendetesi e politika sociale – Ekrem Qerimi.
Përgjegjës për ngritjen e Gjykatës dhe Prokurorisë komunale:
Sherif Sherifi, Hysen Ymeri, Alush Sinani.
Me pëfundimin e luftës, pas dy viteve, Selamiu sërish kthehet në Zvicër ku jeton edhe sot së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë, Rrezonin dhe Bleronin. Me përkushtim profesional dhe eksperiencë të gjatë në fushën e teknologjisë së informacionit, ai punon si Senior IT Supporter. Në jetën personale, ai gjen motivimin dhe forcën tek familja e tij, duke ruajtur një ekuilibër të shëndetshëm mes punës dhe jetës familjare.
———————————–
Intervistë shterruese e realizuar me shkrim, më 17/ 01/ 2026,
me Selami Nezirin (1972)-Komandat Agroni i UÇK-së, nga Sllatina e Poshtme

Shkruan: Sami ARIFI