
Rubrika si mos më keq; gjeopollitika dhe RyfetoSofia!
Një përmbledhje mendimesh, opinionesh, analizash, bisedash me tematika të ndryshme të aktualitetit vendas e botëror për të vrarë radikalet e lira, qelizat kancerogjene me ilaçin më efektiv, humorin.
Lexoni të informoheni dhe të argëtoheni në një përcjellje ndryshe të aktualitetit vendas, rajonal e botëror.
1- RyfetoSofia dëgjon lajmet e i kundërvihet; kaq të trashë o Zot, e pe moj, donin pajisje antipërgjim nga arabët dhe izraelitët, nga ata që i përgjojnë,
– s’ke faj Rsofie, këta s’janë në taketuke..
Rs- Aaaa, mos ma ofendo liken, është i zgjut dreqi..
– as e përmenda, ..popoo, nga zgjuarsia e tepërt përfundoi te 313a.
Rs- e mendove ti e di unë,… aaa epo ajo është gjë tjetër
Hë të ka faj sofia
2- Rs- e di që kam sëmundjen e Trampit?
– çfarë thua o Rsofie?
Rs- hë moj këmbë të enjtura, duhet ti mbajmë lart
– epo mirë, shpëtuat, varini në tavan.
3- Sofia dëgjon balluken e ja kthen, ik moj se, na e shpife sikur merr vesh se, ç’janë gigavatët, s’di as të lexosh ato që të kanë shkruar (i mekej goja) .. vazhdon për Gonzaton, ah, shyqyr që nuk shkon me femra se, do i ishin sulur kto të saliut e s’do e linin rehat, do na prishnin punë. Shpëtove i uruar, e ke marrë burrin me vete..
4- Rs- E pe moj Trampin??
– Jo, pse?
Rs- si jo? I thotë nënës Shqipëri, bashkë do bëjmë të pamundurën, të njëjtën ditë nami në serbi, i doli flaka vuçiçit, kopilit të putinit, ndërsa në Kosovë nënshkruhet për dëbimin e 900 mijë kosovarëve, si puqen gjojnat si mozaik, vallë kush i bën kto moj?
– E ku t’a di unë, moj Sofie…ti merresh me konspiracione..
5- Rs- të dhjefsha me gjithë shqipfolsa, çfarë shqiptari je ti, emrin e ke zhegrova, gjak sllavi. Do vete të bëj analizat e Adn-së, çfarë jam shqiptare, apo mut sllave, mos bëj gam gam kot. Nëse dal sllave do shkoj në serbi të jetoj..
– sh mirë do bësh, merr përgjigjen e kërko tt japin pashaportën se s’ke faj ti malazeze (nga Ulqini) e ke prejardhjen nga babai, në origjinë do shkosh, u mbyt tjetra t’u qesh..
6- Boltonit i paskan kapur dosje sekrete në shtëpi është vënë nën hetim. Më kthehet, me këtë ç’patën? Vetëpërgjigjet, prej tij dështoi operacioni amerikan në Venezuelë. (Mbante mend se, në një konferencë për shtyp kishte mbajtur mbrapsht bllokun me të dhënat e operacionit që u dekonspirua në linjë direkte). Ku i mban mënd dreqi…
7- Rs- u kryqëzova me një familje çifute,
– si i dallove aman..
Rs- nga e folmja, biçim arabishteje, por me h, çifutshja është si biçim frëngjishtja e lindjes…
8- Rs- punë maskarallëqe ka bërë zheji, pas disa minutash më kthehet, e pe sapo më dëgjuan, foli “shoku” im çako, e hëngri nga vaksina, sa mirë që s’e bëra..
– po si kshu moj sofie, vdesin vetëm ballistat, asnjë komunist.
Rs- eee posi, me këto merru ti..
– dmth, RSofie msg është se, universi u ka lënë kohë e mundësi të bëjnë kthesën që të shpëtojnë, por ata ….heshtje nga Rs….
9- Rs, i kthehet televizorit; tani s’dimë kush është më shumë në hall, sorrosi apo saliu pas kërcënimeve të Tramp për të hetuar fondet…këta me “S” janë bajga..
– epo edhe ti me S je, kujdes.
Rs- mua më marrin të keqen ata, më vijnë anash..
10- RSofia, ç’janë kta aman?
– ushtarë Sofie..
Rs- ushtarë? Këta vriten me një goditje..
– epo prandaj janë ushtarë Rsofie që të vriten…pushoi..
11- Telenovelë turke, shkojnë në një lokal 3-4 familje të festojnë dhe këndohej shqip. Sapo mbaroi këngën dhe i uroi, ra flaka, vdiqën 4-5 dhe u lënduan me dhjetra.. ja kthen Rsofia, 100 seri nuk vdiq njeri, për 5 sek u hëngri kokën shqipja.. ![]()
![]()
![]()
12- e pe lajmin shkencor Rsofie, në 1977ën mendohet se ufot/jashtëtokësorët kanë komunikuar me ne, viti i lindjes..
Rs- epo prandaj të lanë ty peshqesh..
13- Flet sula, i kthehet Rs, po mjaft, o mjaft, o gjel, o gjel Peqini. Vazhdon, uuu po flet xhin xhoni, uuu po kush të pyet ty more, ik shko në shpi edhe ti e mo na çaj dërrasat…ndërroi kanalin. Dëgjon Silvinion, i kthehet, ky sa herë e bën hermetikisht i ha nja 4-5 gola,
– ç’a thu moj??
Rs- e moj tha, e vulosa skuadrën hermetikisht ![]()
![]()
14- Franca dhe Shba sanksione të reja rusisë…Rsofia ndërhyn..bravo hasani paska bërë gol me Rrogozhinën,
– lajmet janë për luftën në Ukrainë, ti gërthet për gol..
Rs- epo duhet të lexosh edhe shkronjat si te ligjet që duhet të lexosh edhe ato me shkronja të vogla ![]()
![]()
15- lajmi te klani- “nuk ka ujë për t’u larë se, për të pirë, as që bëhet fjalë fare”..fërkova sy e veshë, këta analfabetë të vënë në dyshim edhe ato dekada shkollë që ke bërë..
16- opo si u bëmë kështu, nga Noli e Enveri në OKB te salikmona e Diella, komedi fare.
17- Rs- erioni tallet me proçedurë edhe shteti tallet me fikun e rënë nga pushteti me proçedurë. Vallë, kush fiton?
Ups, e gjete gjë pyllin orbital te liqeni ti moj? Unë kam ngel te pema 1000të., ai thotë mbolla 1 (një) milion pemë, do ishim bërë amazonë …ku vallahi bilahi rahman e rrahim iku erion fiku jarabi..
18- RSofia, ah, gjerman, gjerman bjeri botës edhe një herë rreth e qark.. ![]()
![]()
![]()
19- Rs këndon- mani, mani, mani
– çfarë ke sofie?
Rs (m’a kthen anglisht, shqip, greqisht) – Mani, mani se, pa mani dhen ehi zoi, pa lek nuk ka jetë..
– iku tosi të la me të meta ëë, apo s’e kishe edhe moshatar, të mori rradhën..
Rs- ehuu, mani, mani, maniii..
20- Rs për belindën- o zot, çon motrën si avokate tjetra në Spak, është në konflikt interesi, si ja pranojnë edhe ata, ajo s’mund të shkoj për motrën, s’ja lejon ligji..
21- RS, kshu kot nga hiçi i kthehet lajmeve në cel – jam e përgatitur unë moralisht, shpirtërisht, politikisht, financiarisht, por ç’e do s’më duan. Prandaj thashë që Trampi na rriti tarifat, s’do i hamë më ato boronicat e kuqe se janë gjëra qefi…
Ngrihem i shof për kureshtje qesen, produkt nga Usa, apapapa Rsofie prandaj the për tarifat ëëë, e rrezikshme je për Zotin .
Rs- epo kot s’them unë , mëson nga ne Trampi, ne flakën i vëmë vetes e jo botës..
– edhe unë të isha ashtu do bëja o Rsofie, s’ka faj, shtet i fuqishëm, u’a lëron fenë se, ashtu u’a do kurrizi botës. ![]()
22- RS- Trampi amnistoi xhulianon, imagjino të ngrefen këta tanët saliu me shokë, unë e thashë, kë do falte trampi, xhulianon, apo këta haletë ..e pe moj, të njëjtën ditë merret në pyetje saliu për 21 janarin. U iku beteja kot dhe bythlëpirja trampistave ![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
Me kaq e mbyllim materialin dhe shpresojmë të jeni informuar e argëtuar sadopak.
*Emrat me të vogla nuk janë gabime, qëllimisht janë shënuar ashtu.