Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Rusia e rrethuar, si do lozet karta e Tajvanit në favor të SHBA-së?!Genta Kaloçi

Rusia e rrethuar, si do lozet karta e Tajvanit në favor të SHBA-së?!Genta Kaloçi

Genta Kaloçi

Rusia e rrethuar; si do lozet karta e Tajvanit në favor të SHBA-së?!

Një kolazh lajmesh sesi luhen gurët në skakierën botërore për të arritur rezultatin e dëshiruar nga palët e përfshira në konfliktin mes tyre në Ukrainë e jo vetëm.

– Çfarë duan të arrijnë secila palë dhe si do të arrihet prej tyre?!?

– Çfarë roli luajnë lufta tregtare e tarifave midis shteteve dhe sesi lufta ekonomike përcakton luftërat politike mes tyre?

– Pozicionimi i SHBA-së në Azinë Qendrore dhe aleanca me Arabinë Saudite një rrethim i Rusisë nga të gjitha anët. Jo pa arsye Trampi deklaroi se, ShBA nuk do e lejojë aneksimin e Tajvanit nga Kina dhe se do të përfshihet në përplasje. I njëjti skenar si në rastin e Rusisë me Ukrainën. Një paralajmërim që të jep një panoramë sesi do të luhen zarët në lindjen e largët duke marrë parasysh lëvizjet e luftës tregtare dhe jo vetëm nga pala amerikane.

Si më poshtë kemi;

1- Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA, këtë e ka konfirmuar Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, i cili ka thënë se ai mund ta rrisë investimin prej 600 miliardë dollarësh në SHBA, në 1 trilion dollar, investime në fabrika, kompani dhe në Wall Street”.

2- CIA: Kina mund të pushtojë Tajvanin deri në vitin 2027, deklaroi kreu i CIA-s, William Burns, në një intervistë për televizionin amerikan Cbs në “Face the Nation”. Pekini ka njoftuar pezullimin për një vit të tarifave. Vendimi vjen pas takimit mes presidentëve Donald Trump dhe Xi Jinping, ku palët ranë dakord të tërhiqen nga disa masa ndëshkuese dypalëshe.

3- SHBA-ja dhe Japonia zyrtarizuan një marrëveshje në shtator që zbatoi një tarifë bazë prej 15% për pothuajse të gjitha importet japoneze, kundrejt një tarife fillestare prej 27.5% për automjetet dhe 25% për shumicën e mallrave të tjera. Dy shtetet nënshkruan një marrëveshje që synon t’i sigurojë Uashingtonit minerale të rralla një epokë të re të artë të aleancës Japoni-SHBA.

4- Delegacion në Ukrainë për t’i dhënë fund luftës. Një plan i ri me Moskën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Drafti i planit kërkon lëshime të mëdha nga Ukraina e sulmuar, dhe i’u përgjigjet kryesisht kërkesave të Rusisë ndaj Kievit, raportoi Financial Times, transmetoj Dojçe Vele (DW).

5- Erdogan: Turqia e gatshme të ndërmjetësojë armëpushimin ruso-ukrainas.

6- Shtetet e Bashkuara filluan të zbatojnë sanksione ndaj Industrisë Serbe të Naftës (NIS) për shkak të pronësisë së saj ruse, Moska vendosi që marrëveshja e gazit me Beogradin të zgjatet vetëm deri në fund të vitit.

7- Trump dhe shtetet e Azisë Qendrore (Kazakistanit, Kirgizisë, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit) arrijnë marrëveshje për mineralet dhe forcimin e ndikimit të Uashingtonit në rajon. Në aspektin diplomatik, Kazakistani tha se pret t’i bashkohet Marrëveshjeve të Abrahamit, kornizës që udhëhequr nga SHBA-ja për bashkëpunim mes Izraelit dhe shteteve arabe e myslimane.

8- Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado udhëheqësja e opozitës venezueliane, shprehu mbështetje ndaj Izraelit nëse fiton zgjedhjet me fjalët;

“Besoj dhe mund të njoftoj se, qeveria jonë do të zhvendosë ambasadën tonë izraelite në Kuds”, tha Machado. Një deklaratë interesante që vjen në një kohë që qeveria e Venezuelës me Maduron janë në një përplasje të fortë me ShBA-në muajt e fundit. Ajo di kujt ti drejtohet për të marrë pushtetin dhe për të lëvizur gurët në favor të saj nga Uashingtoni në Venezuelë.

Tani mundohemi të bëjmë lidhjen llogjike mes tyre për të kuptuar sesi do të veprojnë secila palë në favor të vetes këtej e tutje.

Kina sulmon Tajvanin; shkurt; kujt i plasi, njerëzit duan të mbushin barkun me bukë, të tjerat nuk u intereson njeriu. Gjatë, disa fjalë, Tajvani i përkiste (i përket) Kinës, mënyrë të shprehuri, e tashme apo e shkuar pak rëndësi ka për njeriun e thjeshtë.

– Çështja është, si duhet lozur karta e Tajvanit nga Shba kundër Rusisë? Fundja ashpërsimi i luftërave tregtare nuk bëhen sa për të mbushur gazetat, por për mbizotërim politik mbi ato zona. Këto dihen, janë a-ja dhe b-ja e politikave tt gjitha llojeve/sistemeve e tt gjitha kohërave.

Kina do Tajvanin, ShBA-ja mund të bëj një sy qorr e një vesh shurdh, nëse Pekini pozicionohet kundër Rusisë në çështjen e Ukrainës. Ndërsa në lidhje me Kosovën, mund të lozi kartën si neutrale, por kjo do të thotë pozicionim kundra Serbisë. Në të njëjtën kohë kemi sanksionet e ShBA-së ndaj Serbisë në fushën e naftës për kompaninë në pronësi ruse. Për të cilën pala amerikane i ka sugjeruar Serbisë që t’a shtetëzoj. I çuditshëm është qëndrimi Rusisë që e ndëshkon edhe ajo Beogradin pa e rinovuar marrëveshjen, por vetëm deri në fund të vitit. Në një rast të tillë Rusia do duhej të fuste gazin për tu futur në Beograd, por për habi, tërhiqet dhe jo se i lë drejtpërsëdrejti hapësirë amerikës, por Kinës, të futet në tregun e Serbisë, jo nga zemërgjerësia, por që t’a ketë aleate me të drejtë vote në rajon.

Kina u fut në tregun energjitik Serbi, por në të njëjtën kohë filluan përplasjet e tarifave me ShBA që kaluan me mbi 150% të mallrave kineze. Çuditërisht në kohën kur del plani për mbarimin e luftës në Ukrainë, pas takimit të Tramp me Xi Jipling pezullohen për një vit tarifat tregtare ndaj Kinës dhe anasjelltas.

Si mund të arrihet në rezultatet e dëshiruara që na intereson ne si palë shqiptare në përplasjen e të mëdhenjve?

Ne nuk mund të jemi me palën ruse, as atë araboturkogrekosllave, sepse është në kundërshtim të mbrojtjes së çështjes shqiptare, të Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare në rajon.

Prandaj pozicionimi ynë detyrimisht është as me BE as me Rusinë, por me ShBA-në. Të gjitha këto arrihen nëse Kina mban rolin e saj si “asnjanëse”, rol që nuk është vështirë për t’u luajtur pasi e ka bërë gjithmonë në vijën e saj ekzistenciale në arenën ndërkombëtare dhe jo vetëm. Mjafton që Kina të mos prenoncohet, mos reagojë, mos kundërveprojë, mos përfshihet, por thjesht të heshti, gjoja për të mos prishur marrëdhëniet me Rusinë. Në këtë mënyrë Kina nuk është domosdoshmërisht kundra Rusisë. Vetëm kështu hapet loja për ti dhënë fund luftës në Kiev e për ti vendosur kushte që i pranon Rusia, por që Ukraina humbet territoret e saj. Rusia gjoja “fiton”, Kina merr Tajvanin (jo domosdoshmërisht), Japonia mori marrëveshjen më pozitive me tarifat para ca ditësh, Sauditët u quajtën nga Tramp si aleati më i madh jashtë NATO-s. Sauditët “e blenë” këtë pozicionim/titull me investime në ShBA që arrijnë shifrën deri 1 trilion dollarë. Në hartë vihet re izolimi, rrethimi i Rusisë si miu në çark për të pranuar në liri e demokraci, me vullnet të lirë paketën e re të gjeopolitikës botërore të vendosur nga pala amerikane. Ashtu siç thotë edhe azma popullore në rastin konkret për amerikën, trimi i mirë me shokë shumë, që fiton në çdo luftë e betejë. Pikërisht në këtë pikë del si pykë edhe guri i rajonit tonë në lojë për të vrarë një herë e përgjithmonë influencën ruse në vend e rajon. Kaq e thjeshtë.. 😉🤣🤣

Për ata filorusë nuk do mundemi. O janë budallenj, o bëjnë budallain, nuk mund të dua rusët më shumë se veten se gjoja luftojnë amerikanët e janë të mirë. Në përplasjen rusi Shba jemi me amerikën, pavarësisht ideologjive politikopartiake, që mund të ketë gjithsecili. Fundja sllavorusët i hodhi në det pa rroba banjo kollosi Enver 7 dekada më parë. Mbi të gjitha nuk mund t’a quash veten Enverist, komunist, shqiptar e të jesh me rusët. Kush jam unë të bëhem më ruse se sllavët për çfarë do lloj arsye që mund ta gjeni në kampin e salikmonës shpk.

Kuptuat gjë, apo t’jua këndoj e kërcej me lahutë?!?

Lajmet nga burimi kryesor;

https://www.facebook.com/share/p/1aSutNLuuk
https://www.facebook.com/share/r/1DJWHDqoaY
https://www.facebook.com/share/p/17iBitwrfm
https://www.facebook.com/share//16WiRd1cpi
https://www.facebook.com/share/r/1TtB1K83iX
https://www.facebook.com/share/p/1BUUPLkds4
https://www.facebook.com/share/p/17mj9ioYdk
https://www.facebook.com/share/p/169UcXkoHh

“Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado, shpreh mbështetje për Izraelin” https://www.aa.com.tr/…/fituesja-e-cmimit-nobel…/3714418