Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Shembujt e dorëheqjes nga politikanët e “Shkollës së Dakos” -Shefqet Meko- Minneapolis

Shembujt e dorëheqjes nga politikanët e “Shkollës së Dakos” -Shefqet Meko- Minneapolis

Shembujt e dorëheqjes nga politikanët e “Shkollës së Dakos” –

Një listë pa fund dhe pyetja pezull…(???)-

Ish-ILB, sot Universiteti Bujqësor i ka ofruar politikës shqiitarë një “brigadë” të tërë me politikanë që janë shfaqur plot energji, shpresë dhe kur dhanë atë që mundën, janë larguar pa zhurmë.

Ja shembujt: Namik Dokle- ish-politikan, tani i dorëhequr, shkrimtar i lirë!

Lush Përpali- i dorëhequr nga politika . I fokusuar në fushën akademike universitare.

Lufter Xhuveli- ish -politikan, ish- ministër e kryetar partie, tani shkruan libra dhe kujtime! Rexhep Uka- ish-ministër dhe ish-zv-kryeministër, i dorëhequr. Po shkruan “Kujtimet Xixëllimë” duke punuar pa orar tek “Ferma UKA” .

Bamir Topi- ish-president dhe ish- dyshi i PD-së, i dorëhequr shkruan libra e jep intervista!

Jemin Gjana- ish-ministër, ish-nënkryetar i PD. Tani hulumton në “Ditaret politike” ende për veten e vet!

Ridvan Bode- i zhytur tek vetja.

Nuk ja kujton kush emrin tek “Selia Blu”kur dikur ishte numuri dy.

Myqerem Tafaj- ish-ministër dhe ish-deputet. Tani lektor i spikatur në UBT.

Mehmet Loci- ish-deputet, tani “vështron politikën” e ish-shokëve të idealit.

Edmond Panariti-po mediton për dorëheqjen nga politika sapo “të lirohet shefi nga arresti”.

Stefan Çipa – ish-ministër dhe ish-deputet, tani i dorëhequr nga politika.

Gjok Uldedaj- ish-deputet, i larguar nga politika, tani rektor i kolegjit Universitar “Qiriazi”.

Ndre Legisi- ose “i ngjashmi me Hajdarin e Pd-së, tek PS), i dorëhequr. Vijon jetën dhe biznesin privat.

Besnik. Gjongecaj- një nga udhëheqsit e PD-së dhe ish-qeveritar. Tani “i humbur” në fantazitë e veta plot “tym” intelektual.

Luan Zyka, ish-sekretar i Ministrisë së Kulturës, ( post i fituar me konkurs, i dorëhequr).

Po të shtojmë edhe ata që janë larguar me nder nga politika dhe kjo jetë si Teodor Laço, ish-ministër e ish- deputet. Hasan Halili, ish-ministër e ish-deputet,

Haxhi Aliko, ish-ministër dhe ish-deputet që së gjalli janë dorëhequr nga jeta politike, lista dinjitoze nuk ka fund. A doni më?…

Ish-ILB-ja, sot Universiteti Bujqësor, ose “Shkolla e Dakos” dëshmon se jo vetëm përgatiti dhe diplomoi specialistë të zot, por aty u formuan edhe karaktere të spikatura intelektualësh dinjitozë, që sot nuk i gjen në asnjë detashment politik.

Si shpjegohet që “Kasta” që u diplomua në ish-universitetin “Enver Hoxha” nuk e njeh “Institucionin e dorëheqjes”?!..

Çfarë lloj “çorbe” tu ketë ofruar “Shoku Ramiz” …”?!

Shefqet Meko Minneapolis, 21 Dhjetor 2925