Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Shkembim librash me një Profesor- Dr. Selman Meziu 

Shkembim librash me një Profesor- Dr. Selman Meziu 

                 Dr. Selman Meziu 

       Po përtypnim të gëzuar kujtimet tona. Hapat i hidhnim ngadal përgjate kambsores. Ndërsa e qeshura nuk ndahej nga ne. Ajo dallgëzonte si dikur para tridhjetë e katër vjetësh. Me mua ishte shkrimtari tanima i mirënjohur Shefqet Meko. Aty për aty m’u kujtua shkrimi i tij me shumë vlera mbi librin ‘’Bimët dhe Shqiptarët,, me autor Profesor Lufter Xhuveli. Atë e kisha lexuar. Që nga titulli ky libër dhe shkrimi i Shefqetit me kishin ngacmuar kujtesën e viteve studentore dhe vetë njohuritë e mia mbi pyllin si ekosistem. Por jo vetem kaq, se shtysa ishte historia bimëve  të kultivuara e kafshëve të zbutura, vlerat ushqyese, agroteknika dhe biologjia e bimëve bujqësore etj. Ndaj sapo kaluam urën e Lanës në bulevardin ‘’Dëshmorët e Kombit,, vendosa të pyesja Shefqetin:

  • Juve keni shkruar për librin e Profesor Xhuvelit ‘’Bimët dhe shqiptarët,, ku mund t’a gjej?  Nuk vonoi përgjigja e shoqëruar  me një buzëqeshje plotë mirësi:
  •   Nuk e di, por ne mund të takojm vetë Profesor Lufterin, – më tha ai duke më  parë në sy. Meko e kuptoi deshiren time ende pa folur. Dhe sa kaq erdhi përgjigja:
  • Profesori na pret në kafe, diku këtu afër, – dhe vazhdoi, – Punët bëhen tak-fap sepse pastaj harrohen.

    Profesorin e gjetëm në kafe. Shkrimtari Meko e përshëndeti me mall dhe respekt. Ndërkohë me fjalë të kursyera i bëri të ditur kush isha. Profesori ashtu siç ka qenë babaxhan në gjithë karrierën prej 14 vjetësh si Rektor i Instutit Bujqësor në Kodër Kamëz, Tiranë, më shtërngoi dorën miqësisht. Pranë, tanima kisha pedagogun e landës së gjenetikës së bimëve. Gjithashtu autorin e bashkëautorin  e nëntë librave dhe një ndër aktivistët e rrallë në politikën shqiptare pas viteve 1990.

    Nuk vonoi dhe më dha librin e shume pritur, me plotë respekt e një buzeqeshje  si prej kolegu. Sigurisht me një autograf. Edhe unë i dhurova librin tim ‘’Dafina në hullinë e shekujve.,,  

         Tani mendoi të jap disa mendime mbi librin  që e mbaj mbi tavolinën e punës. Është botuar në Tiranë në vitin 2012. Kureshtëndjellës është edhe se në ballore përveç titullit me germa të vogla shkruhet: ‘’…nga neoliti në shekullin e 21,, Një gjithë përfshirje mijëra vjeçare, një enciklopedi që të shtynë për t’u njohur sa ma parë se çfarë ka të shkruar brenda tij.

     E mendoi të arsyeshme të rishkruaj vlerësimin e këtij libri nga shtëpia botuese ALBAS: ‘’Libër befasues me një kandvështrim të ri për bimët ku shkenca, studimet, zbulimet, gërshetohen me historinë, arkeologjinë, poezinë, pikturën, toponiminë, etimologjinë, proverbat,, mitet dhe legjendat.,, (në palosjen e Ballores)

      Autori në librin e tij shkruan me pasion dhe vërtetësi historike, qëmtuar në burime të shkrojtura e dokumente që nga  ‘’Revolucionin bujqësor neolitik; nga Shpellat drejt vendbanimeve të përhershme; te Korça djepi neolitik  i bujqësisë shqiptare; vazhdon ndër të tjera me Kafshët domestikuara  të neolitit, etj.,,

    Në vazhdim me një mënyrë të shkruari të thjeshtë, të kuptueshme, hap pas hapi befasuese. Sigurisht duke lexuar faqe pas faqeje do të mbushësh boshlleqet e tua me trajtesat: ‘’Bimët e kultivuara në Shqipëri para erës së re; Bimët të futura në kultivim nga shekulli i I-XVI;  si dhe nga shekulli i XVI-XXI.,, etj.

                  Profesor Lufter Xhuveli në pjesën e dytë të librit shkruan në profilin e tij të dashuruar si: ‘’Resurset gjenetike të bimëve,, duke na pasqyruar si shkencëtar, si profesor i Përmirësimit Gjenetik të Bimëve në Institutin Bujqësor, pastaj  emërtuar Universiteti Bujqësor, Kamëz, Tiranë; në periudhën 1975-1997. Kjo pjese është konceptuar nëpërmjet tre kapitujve: ‘’Resurset gjenetike të bimëve; Banka gjentike dhe Koleksionimi i gjermoplazmës.,, Studentët që studiojn në këtë univesitet, pedagogët e kësaj lande mësimore, biologët, agronomët etj., do të gjejnë materiale  të bollshëm për t’u dituruar  më thellë në fushën e gjenetikës.

    Pjesa e tretë dhe e fundit  e librit të Profesor Xhuvelit: ‘’Bimët dhe shqiptarët.,, shtjellon pjesë jo si gjenetikan, botanist, biolog, historian i bimeve, por na shfaqet me studime të tjera. Ato janë sa kureshtëndjellëse aq edhe të domozdoshme për t’i ditur, përdorur. Autori i ka trajtuar mjeshtërisht në ‘’Ndikimi i bimëve në komponentet etnokulturor; Toponime me origjinë bimore; Bimët në poezi dhe këngë; Bimët në artet figurative; Bimët dhe lulet në veshjet populore; Bimët në mite dhe legjenda, dhe  Bimët në proverba dhe fjalë të urta.,,

    Duke na futur kështu në botën shqiptare të traditave, historisë,  arteve të gjedheve të ndryshme, në mite legjendat etj., gjithmonë të ngjizura me bimët, jo vetëm si ushqim i domozdoshëm për jetesë, por edhe si përdoruese të fushave të tjera të jetesës e veprimtarisë  ekonomike, shoqërore,  historike, artistike, të traditës etj.

   Libri është i shtypur  në letër të bardhë me shumë cilësi, me figura me ngjyra me një kompozim tërehqës dhe një bibliografi shumë të pasur, të cituar  herë pas here në pjesë të ndryshme të tij.

               Ky libër përveç atyre që shkruajtëm më sipër ju shërben  krahas gjentikaneve edhe studiuesve të historisë, etnografisë, toponomistikës, folklorostëve  etj. Pra një studim i tille enciklopedik  duhet të jetë domozdoshmërisht në tavolinat e tyre të punës krijuese dhe kërkimore shkencore.

   Firence, më 27.11.2025