
Shkrimi, çliron nga ndjesia e padrejtësisë!
25 MARS 2016
Sapo rastisa në një artikull ku studimi i ekonomistëve gjermanë, të cilët kanë zbuluar se shprehja e ndjenjave për dikë që ju lëndon, mund t’iu bëjë më bujarë ndaj të tjerëve, dmth shkruarja e ndjenjave tuaja për të thyer rrethin vicioz të padrejtësive. Ky titull artikulli më tërhoqi dhe vendosa ta lexoj, jo për të marr idenë për të vepruar siç këshillon artikulli, por sepse doja të vendosja sesi një taktikë kaq të thjeshtë e kam ndjekur gjithmonë përgjatë jetës sime. Në vitet e jetës në Athinë kam kaluar nga shumë dallgë e stuhi të karaktereve të ndryshme. Padrejtësitë janë universale dhe nuk njohin gjini, rracë, fe ose status. Ato i përjetojnë të gjithë, secili nga ne në mënyra të ndryshme, por thelbi është i njëjtë, dhimbja që shkaktojnë është përcaktues se si do të ridimensionojmë mendimet personale në lidhje me vlerat universale njerëzore. Shkrimi për mua ka qënë një mënyrë vetëterapie, nuk ishte nevoja të ishte prozë, poezi thjesht ishte rrugëzgjidhja ime dhe shërimi im personal ndaj dhimbjes, frikës, turpit, ndjenjave të fajit, tabuve, mëkatit. Shkrimi më ka çliruar nga të gjitha pikat e mia të errta, të cilat merrnin fuqi e rriteshin nga frikërat dhe dobësitë e mia. Gjithmonë shkruaja, poshtë jastëkut mbaja bllok/fletore dhe stilolaps, sepse kishte momente që më vinin gjatë natës, mendime, vargje ose prozë të cilat nuk dëshiroja ti humbisja. Çlirimi që përjetoja nga procesi i të shkruarit përvojën, ndjenjat, zhgënjimin ndaj ose nga një person ishin vërtet për tu përmendur dhe nënvizuar si teknikë pozitive që mund të ndiqet edhe nga të tjerë. Akoma edhe në ditët e viteve të fundit që kryesisht shkruaj në form elektronike, kur bëhet fjalë për të shkruar diçka për tu çliruar, gjithmonë marr laps e letër për tu shprehur. Mbajtja e stilolapsit në dorë duke e shtrënguar majën e tij në faqen e bardhë të letrës të ushtruar nën presionin emocional të drejtuar nga gishtat e dorës kjo bën të mundur që distanca nga mëndja te dora të jetë kombinim i reaksionit kimik që na çliron duke thyer rrethin vicioz që e mbartim me kërthizën e gjenezës sonë.
Unë s’e zëvendësoj shkrimin me letër kur dua të shoh gjëndjen time psikoemocionale, në varësi të saj unë kam edhe ndryshime drastike në shkrimin tim. Në varësi të ndjenjës që mund të jem në ato momente kjo influencon jo vetëm stilin, por edhe sesi shkruaj.
Shkruani inatin, mllefin, mërzinë, padrejtësinë sepse nëse nuk arrini drejtësinë afatshkurtër ju çliron dhe ju përgarit për drejtësinë afatgjate. Kjo taktikë te unë ka pasur rezultat pozitiv, s’e di nëse te ju do bëj të njëjtin efekt, provojeni nuk humbni asgjë, përveçse mund të përfitoni. S’i dihet mbase funksionon edhe për ju, nëse nuk e provoni s’do e kuptoni dot vërtetësinë e saj.
Më poshtë po bashkangjis linkun e artikullit ku mund të lexoni të plotë materialin.
http://www.bota.al/…/shkruani-letra-per-te-thyer…/