Aleko Likaj

Ca te verteta nga procesi i krijimit :Si erdhi tek une subjekti i romanit Treni i fundit për në Paris.
Maj ishte dhe lulet e blirin kishin çelur në park. Kundërmonin me aromën e tyre dehëse në çdo cep, aq sa edhe oksigjeni të dukej se mungonte aty
Kisha shkuar në veri të qytetit pranë njê liqeni artificial, dhe po prisja një mikun tim kavajas, me te cilin një natë më parë e lamë qe te pinim nje kafe. Ishte bërë një kohë e gjatë që nuk mblidheshim si dikur ne kafen e ”Auchan -it” atje. Beheshim kater a pese shqiptare, qe zakonisht vinim e flisnim per hallet tona, te refugjatit, dhe problemet qe ndeshnim ne ate periudhe fillimi aty. Në telefon kavajasi me thote, se ishte ne nje urgjence spitali, ku i ishte dashur qe te çonte komshijen e tij franceze per nje konsulte, dhe me keshilloi që ta prisja aty ne parkun e liqenit. Prane ishte edhe supermarketi gjigand si nje qyteze me vete. Nuk do te ishin te zakonshmit se mesjave. Punonin. Në çast mora vendimin që të bêja edhe une nje xhiro me vrap te lehte. Veshur sportiv isha, me nje xhakavento doku dhe pantallona bluxhins.. Ne fillim e mora lehte pastaj shtova ritmin dhe i rashë parkut përreth neper disa rrugica te shtruara me asfalt. Kur ndjeva lodhje sytê me rroken dy stola lulishte pas nje kthese me peme bliri.. Vendosa nje çast qe te ndalem aty. Nje prej tyre ne fakt ishte zene nga nje çift tê moshuarish. Dukej nga veshja qe ishin francez. Duke dihatur zura vend ne stolin bosh qe ishte pothuajse ngjitur me ate te te moshuarve francez. Fillova qe te kontrolloj frymarrjen por nuk munda dot. Ata kthyen koken dhe me ndoqen nje çast me veshtrimin e tyre në heshtje.
Dëgjoj se m’u drejtua një prej tyre.
Qenke lodhur. Por vrapi këtu në park të bën mirë. – Në fillim nuk i dhashë përgjigje. Përkula pak trupin dhe fillova që tê marre frymë thelle. Mbusha dhe shfryva kafazin e kraharorit disa herë. Paske edhe goxha shêndet dhe peshë, shtoi ai
Ktheva koken dhe kuptova se më kishte folur i shoqi i asaj gruas që edhe pse e moshuar kishte njê trup të bukur prej atleteje. Dallova që buzêqeshi.
I thashe brenda nje fraze se nuk e praktikoja shpesh dhe se duhej pak atletike.
Tjetri menjëherë u bë serioz.
Nga aksenti juaj po kuptoj se ju nuk jeni francez. Cili është nacionaliteti juaj?
Albanais – i pëshpërita, aq sa nê çast mendova se nuk më dêgjoi
Sytë i morrën shkëlqim dhe befas u ngrit në kêmbë.
Sqipëtariiiiii?
Pohova me kokë.
Edhe unë sqipëtari jam. Gjergj ma thonë emrin, por këtu emrin ma thonë Zhorzh. Llagapin e kam……Familja ime ka ardhur këtu nga Himara…Por eja tê përqafemi. Ti je si vllau im…
Vertetë u ngrita dhe e rroka në qafë.
Ç’ohu – i tha sê shoqes – Më ngjalli Antuanë, vëllain tim të vdekur që nuk e gêzoi jetën.
Nuk e kisha menduar. U krijua njê moment prekës. Njeriun që kisha përballë e pashë që lotonte dhe e shoqia me një letër picetë po i a fshinte rrëketë që i rridhnin nga dy mollëza tê plakura qê kishin filluar tê rrudhoseshin..
Më bie telefoni. Ishte kavajasi. Më tha se mjekët po e mbanin komshijen e tij dhe po e kontrollonin vazhdimisht me analiza dhe vizita e eko zemre.
Kêshtu është kur detyrohesh për te mos i a prishur fqinjëve duke bërê edhe ambulancën e urgjences. Vetê mê hëngi kurrizi. I a propozova unë…Ti duhet që tê mê falêsh qê tê solla nga qendra e qytetit për te ardhur deri aty. Ke ndruar dy trama dhe dy autobuzë. E kisha menduar qê tê tê jepja njê drekê tê mirë aty në Auchan. Por nuk qe kismet sot. E lemë për njê herê tjetêr…
Lekoooo ! Më fal – tha njeriu që mê tregoi se edhe ai ishte shqiptar ashtu si edhe unë.
Përse ? – e pyeta zë ulët dhe me ton krejt tjeter nga biseda e njê çasti mê parê nê telefon me kavajasin.
Po jaaaa… qê njoma sytë. Tê mê falësh. Kêshtu jam unë. Nuk duroj dot. Ca nga malliii, dhe ca nga jeta që na ka bêrë kêshtu.
E pushtova përsêri dhe ndjeva dy supet e tij të dridhen.
Pastaj u ulëm dhe u fjalosëm në stolin ku qendronte me gruan e tij të cilën ma prezantoi. Me tregoi se ishte kushuri me A.Z nje intelektual Shqiptaro – Francez i njohur ne te dy vendet. Perkthente.
E pyeta per nje ish partizane himariote qe dukej se ishte e nje fisi me ate, dhe atij i u be qejfi.
I a ditëke historinë. Pas luftës erdhi dhe banoi ketu tek ne. U be edhe prokurore ne nje vend tjeter te Ballkanit dhe u martua atje.
Mê foli se ishin himariotë dhe se gjyshi i tij kishte ngritur familjen qe andej dhe ishin vendosur ne minierat e Saint Etjenit, si minatore. Kishin qenë fillimisht shume familje himariote. Prinderit e tij kishin qenë fare te vegjel dhe u rritën dhe u burrêruan në Francë. Tregoi se ishin katër fëmijë dhe se ai vinte i treti pas dy vëllezërve më të mêdhenj. Motra ishte e fundit. Ndêrsa vêllezêrit kur u rritên u futën nê galeritê e minierave, ai zgjodhi të mêsonte. Nuk kishte qenë nxënês i keq, ndaj kish zgjedhur arkitekturên në nje universitet në jug perêndim të frances
Atje njoha edhe shoqen që kam në krah. Studente ishte edhe ajo. U deshëm edhe pse në fillim ishim thjeshtë shokë. Kështu e ka jeta…thonë francezët, dhe pastaj bëhen paqê me atê qê ndodh. E pranojnë, ndonêse janê popull rebel qe shpikën dhe realizuan disa revolucione që nga ai i prerjes sê kokës sê mbretit në bastijë…
Këtê rradhê i telefonuan atij. E nxorri nga xhepi dhe më kêrkoi falje per një minutë. Ishte i biri qe fliste nga Parisi. E lajmëronte se do të nisej të nesërmen me tren nga Montparnasi, për tu bërë një vizitë të shpejtë prindërve që jetonin në një lagje periferike të qytetit, në Carbon Blanc.. Më tregoi se ishte djali i vogël që punonte si ekonomist në ministrine e financave ne Paris. Kishte edhe dy djemë tê tjerê që punonin larg prej tyre. I madhi ishte ushtarak diku në kufij me Spanjën dhe tjetri mjek në Lion.
Perëndia mê dha vetêm tre djem ashtu si babait tim, por nuk më fali njê vajzë. Ky ështê pengu im o vëlla.
Gjergji qê e thërrisnin Zhorzh, dukej se ishte njeri me zemêr tê madhe dhe nê bisedê herê pas here frazat i ndêrtonte gjysêm shqip dhe gjysêm frëngjisht dhe shumë herê e harronte kuptimin e fjalëve të atdheut tê tê parêve tê tij.
Në Himarë dhe në Dhërmi ku kanë lindur prindêrit e mij vetêm tre herê kam shkuar këto vitet e fundit kur u hap edhe shqipëria dhe kam mall për atë tokë.
Një zile tjetêr telefoni na e preu sêrish bisedên. Ishte ime shoqe që më lajmêroi se kishte ndruar jetên në spital një shoku jonë. Sapo e kishin njoftuar një çift shqiptarêsh qe ishin ndodhur për vizitë tek ai.
Më erdhi keq dhe i kërkova leje himariotit që tê kthehesha në shtêpi pasi ime shoqe me kishte propozuar qe ti venim të ndejrit nê familje, ndonêse ai ndodhej në morgun e spitalit dhe mê pas do ta kalonin në një shtêpi funerale.
Do të marrim edhe ne Autobuzin 32 qe e kalon lumin dhe na çon drejt e tek lagjia jonë atje përtej. Por unë do të kisha qejf që tê llafosemi gjatë e tê njihemi. Dua edhe tê tê ftoj në shtêpi këto ditê – më propozoi, – se ta dish ti vëllai im, unë dhe ime shoqe po përgatitemi që tê nisemi këtë muaj për tê banuar nê paris, pranë djalit tê vogël. Na do aty dhe na ka gjetur edhe shtêpinë në njê pallat diku nga qendra.. Kêtë tê tonên këtu, qê e kam projektuar dhe ndêrtuar vetê ja me kêto duar dhe thonj do ta kyçim. Kêshtu me thonë djemtë, por unê i a kam premtuar vajzês sê njê shokut tim që të ma mbajë e tê kujdeset për atë dhe tê banoj aty. Ështê nikoqire e zonja….
E lamë pas disa ditêsh qê tê takohemi përsêri aty. Më tepêr, se parkun e dehnin erêrat dhe aromat që lêshonin drurêt e blirit. Kjo ishta arsyeja qê ai vinte aty me tê shoqen, nga larg, e shjonte dhe kênaqej nën hijen e pemëve që e freskonin nga vapa dhe temperaturat nê ngjitje të atyre ditêve tê majit që tê kujtonin ato tê verês.
Por takimi tjetêr befas mê zbuloi një histori tê veçantë, dashurie, dramë qê kalonte nê kufijë tê tragjikes, por edhe aventurë. Mê tronditi dhe gjithê ato ditë mê la pa gjumë ai rrëfim. Ishte historia e çiftit. Edhe pse i isha betuar vetes qê nuk do tê shkruaj një roman dashurie, në fakt pa kuptuar u ula para ordinatorit të tavolinës ku punoj unë. Në fillim e hodha gjithê rrêfimin e himariotit dhe të shoqes me qêllim qê tê mos e harroja dhe si pa kuptuar shkruajta gati njëzet faqe format. Pastaj kuptova se po mê intregonte subjekti, pasi kishte njê element të personazhit Ana Karenina të tolstoit, që nuk ngjasonte aspak me atë si aventurê, pasi personazhia qe do tê kisha unë nê roman nuk ishte ndonjê grua e martuar, por një vajzê e re qê kishte studjuar në paris për mjeke, dhe që kishte dështuar nê dashurinê e parê, duke sjellë në jetê një fêmijë vajzë që i ati nuk i a njohu kurrë ndonëse pas luftês si një drejtues i rezistencês u bë personazh i rëndêsishëm dhe politikan, dy herê ministêr i vendit. Nê universitet kur njohu himariotin tonë zbuloi se ai kishte shokë dhome tê vêllanê e saj ,nga babai qê ishte martuar me një grua tjetêr, ndonêse edhe kêtê e kishte braktisur…Mirêpo shoku i dhomës sê himariotit nuk pranoi ta njohë për motër….
Pastaj historia rrisjell skenên ku e ema e vajzës i ishte hedhur trenit. Kêtê rradhe ishte e bija qê e hidhêruar se nuk e pranonte i vëllai kishte vendosur qê ti jepte fund jetês…
Por rasti nuk përsëritet dy herë, dhe studntja qê vazhdonte mjekêsi si e ëma shpëtoi. I gjyshi qê e kishte rritur si jetime ne momentin e fundit shkon dhe e têrheq nga shinat. Gjergjit sê bashku me shokun e dhomës sê tij qê i ishte vênê kêtê rradhê nê krah sê bashku me njê shoqen e saj tê ngushtë dhe tê dashurin e saj qê kishin udhêtuar me makinên e ketij tê fundit për të shkuar përpara trenit që do ti merrte jetên studentes, por qê u vonuan rrugës, u tha se pas aksidentit të sê bijës njëzet vite më parê nuk do tê lejoja kurrësesi që tê ma coptonte zemrën me mbesën…..
Tre vite mê vonê i u ktheva romanit qê e titullova ”Treni i fundit në Paris” dhe punova me atê gjashtë vite…
Sot e kam të përfunduar, por unë ende,ashtu siç më ka ndodhur edhe me tê tjerêt , nuk kam vendos qê ta botojë
Shpresoj dhe besoj…
Subjekti i romanit :
Historia e dy studenteve Julieni e Pierit që bêhen rastesisht shoke dhome dhe qe kane ardhur per te studjuar ne universitetin e Bordose. Pjeri kurioz shfrytezon çdo moment para fillimit te mësimeve ne universitet, per te dale e per te njohur qytetin, ndersa Julieni tip studjoz, egoist dhe i heshtur mbyllet brenda e pergatitet per te perballuar studimet qe fillojne pas pak ditesh
Pjeri njihet me dy vajza studente te spoardhura ne qytet dhe kerkon qe ti a prezantoje edhe Julianit, por qe ky i fundit nuk tregon asnje interes per ta. I thote se ka ardhur per studime dhe jo per te gjuajtur vajza, qofte edhe per ti shoqeruar ato. Nderkohe tjetri si tip i hapur vazhdon shoqerimin me ato edhe pse tashme studimet e viti i ri arsimor kane çelur siparin
Shoket e dhomes hapen ne biseda dhe shkurt njeri tjetri mesojne se Julieni eshte djale i nje ish ministri dhe nje nga drejtuesit e guerileve te luftes se dyte boterore qe ishte mik i Fransua Miteranit, ndersa Pieri kishte lindur në nje familje emigrantësh prane minierave te Sent Etienit. Nga fundi i vitit te pare Pieri bie ne dashur me nje nga studentet qe shoqeronte ne fillim, Odilen. Ne fillim te vitit te dyte ajo i tregon historine e trishte te familjes se saj. E ëma nje ish studente e shkelqyer ne universitetin e sorbones e ze lufta në Paris. I vardiset nje oficer gjerman dhe kerkon qe te njiheshin si te rrinj, por ajo refuzon ne fillim. Nuk do te perzihet ne teatrin e luftes ndonese i ati qe banonte ne nje qyteze te vogel si inxhinjer pyjesh ishte dhe mbeshteste levizjen kunder luftes si komunist. Oficeri gjerman ben çmos qe ta shtije ne dore vajzen e bukur dhe te brishte, Odile duke i bere presion. E burgos dhe e kanos se do ta pushkatoje. E vetme ne Paris dhe pa asnje perkrehje edhe pse rinte ne shtepine e gjysherve te saj nga e ema. ajo dorezohet. Gjermani i premton martese dhe e merr disa here ne shtepine ku banonte ai. Vajza ra ne sy te lagjes. Nje vit me vone kur perfundoi lufta e nxjerrin ne shesh dhe e poshterojne si nje mantenute e gjermaneve. I a presin floket dhe e kyçin ne nje bodrum njerez te levizjes. Banoret kerkojne qe ajo te marr plumbin si tradhetare e bashkpuntore e armikut. Rastesisht shkon aty per kontroll njeriu qe drejtonte njesitet guerile dhe ajo i ankohet duke i a treguar historine e saj te vertete. Ai le porosi që te mos e keqtrajtojne dhe te mos planifikohet ne listen e egzekutimeve. Dy dite me vone kerkon qe ti a sjellin ne zyren e tij. Bukuria e saj e trondit. Si djale i ri njezetetete vjeçar e shfrytezon per seks dhe kujdeset per te qe ta strehoje dhe ti gjej nje pune. Pas dy viteve meson se vajza eshte shtatzene. Ai qê ishte martuar nje vit me pare ka mesuar po ato dite se e shoqia ishte gjithashtu me bare. Odiles i a refuzon atesine e femijes , por nuk heq dore prej saj. Pastaj vajza e bukur pariziene behet nene duke sjelle ne jete nje vajze. Shkon pas disa muajsh dhe e çon foshnjen tek prinderit e saj duke menduar se i dashuri e babai i femijes do te vendoste qe te njeihte atesine, pa e ditur se ai tashme ishte martuar dhe se edhe ai kishte nje femije, djale me gruan e tij qe e mbante larg nga Parisi. Pas pese vitesh Odila merr vesh e meso historine e vertete te partnerit te saj. Dramen e vuan dhe fillon te alkolizohet. Shkon tek prinderit ne qytezen e vogel dhe çmallet me vajzen. Pas dy ditesh u thote se do te kthehet ne Paris me trenin e fundit qe kalon ne qytezen e saj. Por nuk do te ndodhe keshtu. Ajo del e i hidhet trenit duke perfunduar nen rrotat e çelikta te tij. Me rritjen e Odiles merren gjyshi e gjyshja, prinderit e nenes…
Pieri vendos qe ti thote Julienit se me Odilen ishin moter e vella, por ai e mohon dhe e perbuz duke thene se i ati kishte moral te pastert si qytetar aq sa mbarimit te luftes ishte deputet i të majtes franceze duke qene edhe per pese vite minister ne qeverine e fundviteve pesedhjete.
Por edhe Odila e meson se Julieni ishte vellai i saj. Historia perkonte me ato vite kur ishin ngjizur qe te dy nga nje baba i vetem. Pieri qê bênte ndermjetesin e mban me shprese te dashuren e tij se do ta bindete Julienin qe ta njihte si moter Odilen.
Pas dy vitesh vajza humbet shpresen dhe kalon ne nje depresion te thelle me dramen e saj. Vendos qe te shkoj tek gjysherit ne qytezen ku ishte rritur me mendimin qe te perserise fundin e mamase se saj. Ti hidhet trenit te fundit për ne Paris qe kalon aty. Ishte i njejti me orar Nente pa pese.
E shoqia e saj lajmeron menjehere Pierin dhe ai i tronditur shkon dhe bind Julienin e se bashku me makinen e nje shokut te tyre student qe dashuronte shoqen e Odiles nisen fluturimthi per ne qytezen ku jetonin gjysherit e Odiles. Nxitojne por mbrijne dhjete minuta me pas per shkak te problemeve qe shfaq makina me studente pergjate rruges. Jane te trishtuar qe te gjithe dhe qe te gjithe kane menduar fundin e Odiles e cila eshte perballur me trenin e fundit per ne Paris.
Nderkohe qe studentje kishte planifikuar qe te shihte edhe nje here per here te fundit gjyshin e gjyshen qe e kishin rritur, do ti drejtohej trenit pa u rene ne sy.. Mirepo gjyshi kishte kuptuar duke pare gjendjen shpirterore te mbeses se tij nga rrefimet e saj per historine e njohjes se vellait me nene tjeter tek gjyshja, kish dyshuar. I vihet pas dhe e gjen ne mes te shinave. I lutet dhe i pergjerohet dhe ne momentin e fundit duke u afruar e terheq vajzen ndersa treni kishte marre shpejtesine per te çare mes territ te nates.
Bordeaux, Maj 2020