
Sindromi i vuajtjes
Provova vuajtje, jam zi e terr
E di ju shokë, ka dhe më keq
Si të kthejë rrotën përnjëherë?
Shpejt e shpejt gjithçka të ndreq.
Nuk dija përbesë, se mbyt, huton
Përhapet shpejt si pandemi
Ky lloj sindromi të transformon
Të bën të qashë si një femijë.
Ndaj lek për shpirtin, lypa shërim
Shinash ta hip thashë jetën time
Të largoj qafes këtë pikëllim
Detit t’i gjuaj gjithë këto mallkime
Falltorët bezdisa, do magjistarë
Ku nuk trokita, për pak dërman
Mont Everestit i rashë vërdallë
Shqetësova priftat tibetian.
Pyeta shkencëtarë, pyeta këdo
I gjorë doktori shkurt më tha
Nje lëng magjik kot mos kërko!
Shërim per mua nuk gjet se s’ka.