Xhevat I. Prebreza

S’MË PRITE KËTË NATË
Pse s’më prite në këtë natë
kur yjet zbritën si flutura
e zemra ime ecte drejt teje
si një lutje që nuk ndalet.
Pse më le të tretëm vetëm
në heshtjen që ndizte mall
kur çdo hap e thërriste emrin tënd
si një sekret që e ruante naten.
Erdha me ëndrra të zhveshura prej frikës
me duar që dridheshin nga dëshira
me shpresë se buzët e tua
do t’i njihnin buzët e mia.
Erdha të ta prek shpirtin
si era që prek petalet
të humbas në sytë e tu
si një det që di vetëm të dashurojë.
Pse s’më prite në këtë natë
ndoshta s’e dije sa fort të doja
por unë qëndroj ende në pragun tënd
si një rreze që nuk heq dorë nga drita jote.
XHP. 20.11.2025, Prishtinë