Eralda Cuko

Esse:Të jesh mësues i përkushtuar, jo thjesht një rrogëtar !
Të jesh mësues i përkushtuar nuk është thjesht të hapësh një libër dhe të lexosh rreshta të ftohtë. Është të hapësh një dritare që ndriçon shpirtra, të ndezësh një dritë të vogël në zemrën e çdo fëmije dhe të kthehesh çdo ditë, jo për detyrë, por për mision.
Një mësues i vërtetë nuk vjen në shkollë vetëm për orarin e tij ai vjen për amanetin që mban në duar. Ai e di se fjalët e tij, sado të thjeshta, mund të mbillen si fara që rriten në jetë të tëra. Një buzëqeshje e dhënë me zemër mund të shpëtojë një shpirt të lodhur. Një lavdërim i sinqertë mund të thyejë heshtjen e pasigurisë brenda një nxënësi.Rrogëtari sheh vetëm kalendarin, orët, lodhjen, detyrimin kurse mësuesi i përkushtuar sheh të ardhmen në sytë e fëmijëve.Ai nuk e llogarit mundin por e mat atë me dashurinë që jep.Nuk pret falënderime sepse i merr tek rritja e atyre që dikur i dëgjonin mësimet si fjalë resh.Një mesues i denjë nuk mëson vetëm lëndë.por mëson mënyrën si ecet në jetë me ndershmëri, me përpjekje e me zemër të pastër.
Të jesh mësues i përkushtuar do të thotë të jesh pak poet, pak prind, pak udhërrëfyes, të falësh pak dritë në kohë të errëta.Të dish të shërosh me fjalë, të frymëzosh me shembull, të ngresh me besim.Të besosh te fëmijët edhe kur ata s’besojnë dot te vetja.Dhe ky është shpërblimi më i madh që merr.Dikur vite më vonë, një zë i rritur do të të thotë “Faleminderit që më mësuat të mos dorëzohesha”! Atëherë e kupton se puna jote s’ishte thjesht për rrogë por ishte një jetë e tërë.Sepse mësuesi i përkushtuar nuk punon për pagë, por për gjurmë dhe gjurmët e tij mbeten në zemra, jo në thjesht në letra…