Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
"Valët e Shpirtit" -Nga Elpiola Lluka

“Valët e Shpirtit” -Nga Elpiola Lluka

“Valët e Shpirtit” (krijuar nga Elpiola Lluka)

Ecja… Me një shumëfishim ngjyrash të skalitura në kureshtje…

Herë i ngjanin urës së ylberit, e herë e ylberta humbiste mes lojës së reve.

Ajri që thithja rëndonte mbi mushkërite e mia, si ndonjë duhanpirës i regjur në kërkim të nikotinës… Të atij helmi në simbiozë me veten: Sa jetik po aq edhe vdekjeprurës! Ashtu edhe ai ajër humbiste oksigjenin e tij në brendësi të alveolave, për të dhënë një frymëmarrje çjerrëse dioksidi; çjerrëse në heshtje! Heshtja përhapej si tymi, dhe kundërmonte aromë dëshirash… Dëshira që ecin në zgavrën e mushkërive dhe mbyten në hapa të oksiduara.

Një vesë e njomë ndienjash pushton gjurmët e atyre hapave, dhe lan oksidimin të shpërbërë në shi… Ai shi binte zhurmshëm, me fëshfëritjen e gjetheve që lëkundeshin… Lëkundeshin, por nuk binin me pikat e tij. Pavarësisht vallëzimit të zymtë të reve, mungonte vjeshta e shpirtit! Vendin e saj e kishte zënë një qilim i blertë shprese, e cila do të çelte së shpejti sythat e saj; Petalet shumëngjyrëshe do të ishin simbol i një dashurie…

Dashurisë për jetën! Asaj që sfidon akrepat endacakë të kohës, duke bërë çdo shpirt të pavdekshëm.

Thuhet se ndienjat lindin në zemër, por burojnë nga shpirti.

Teksa lundroja nëpër rrjedhën e zemrës, do të doja të prekja valët e atij shpirti të pavdekshëm, pa e ditur se qëndronin brenda meje.

Vazhdoja vozitjen e tymit të bardhë që herë vinte në formë reje, e herë humbiste brenda cigares që thithej…

Nikotina për çudi nuk po më vriste! As ajri nuk po rëndonte më në mushkëritë e mia! Retë ndërprenë vallëzimin! Shiu pushoi nën zhurmën e rënies… Mbi supet e mia rrezatonin shtatë ngjyrat mitike; Poshtë rrezeve të diellit, para meje lartësohej ura e ylberit.

Me përthyerjen e tij, kureshtja zgjatoi rrugën buzë harmonisë së natyrës. Në misterin e udhëve të pashkelura, si një materie e jashtëzakonshme kozmike, e ylberta po përhapte furishëm ngrohtësinë e zemrës dhe pavdekësinë e valëve të shpirtit…

#ELLwriting#writer#poetess#editor_translator#international#worldwide#artist#prose✒️📖✍️🌍✨#mindfulness#meditation#theta_alpha_waves#soul_waves#7chakras#Valet_e_Shpirtit🧘‍♀️#inspiration💡#autumnvibes🍂🍁🧡🤎

E.LL Photography – passion📸