Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Vallzojmë me dashurinë-Irena Bida

Vallzojmë me dashurinë-Irena Bida

VALLZOJMË ME DASHURINË
Erdhi i mirëpritur çast,
në krahët e Tu pushtuar.
Vallzojmë sonte ,si dikur ,
vals të Dashurisë .


Universi nuk ka fund .
Në qiellin ngjyrë ari,
bashkë në vallzim me yjet,
në krahë të dashuris vallëzimi i yni.


Sa e lumtur ndjenja ndihet.
Përqafuar të dy vallzojmë ,
notat pentagram të shpirtit ,
që vetëm ,un e Ti i dimë.


Provojmë puthje të nxehta ,
si asnjë herë të provuara.
Përqafime, që digjen prush,
bashkuar me nota zemrash .


Një magji dhe mrekulli ,
melodi shpirti dashuri.
Eja i dashur vallzojmë.
Në krah të lumturisë të udhëtojmë .
Kursesi s'ka fund dashuria ,

kur zemrat , vërtet dashurojnë.

Dashuria tek ato mbretëron .

Eja i dashur ,pafund vallzojmë.
Irena Bida
Selanik
Botuar në vëllimi me poezi e tregime: Vallëzim me dashurinë..