Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Vjeshta,formoi notat mbi tastierë…Vangjel Pellumbi

Vjeshta,formoi notat mbi tastierë…Vangjel Pellumbi

Vangjel Pellumbi

Vjeshta,formoi notat mbi tastierë…

Në heshtje prita,ndala frymën,

Kur vjeshta, formoi notat mbi tastierë.

Se shpirti kërkonte muzikën.

Dhe kujtimet n’mëndje s’kanë më vlerë.

Kërkova midis shirave të vjeshtës.

Që era në duart t’i m’i sjellë,

Që melodinë e zemrës t’më këndojë.

Që të mos e ngatërroj me të tjerët!

Më vjen sikur i dëgjoj ato tinguj

Që në vetmi më kanë lënë.

Që shpresën do ta mbaj të ndezur,

Ndoshta më sjellin në arenë?

Gjithçka kam lënë pa prekur

Që pluhuri i kohës i mbuloji.

Dhe po jetoj me zërin e mekur.

Dhe nuk di më ç’të kërkoj?

Them e ç’nuk them; për melodinë.

Që po më mungon këtë herë.

Nëpër tastierë ato duar,

Formojnë tingujt e zemrës përherë.

Tingujt,melodinë lëshuan,

Atë të zemrës më tepër tingëlluan.

Ngadalë vjeshta notat thuri mbi tastierë.

Dhe melodia mori krahë,mori dhenë.

Vjeshta,formoi notat mbi tastierë !

V Pëllumbi.autori.

28/09/2025.Artë Greqi