Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
“Xhevap Për Lirinë”, thirrje për ta rindërtuar Dodonën e shkatërruar-Shkruan Avni Ferizi

“Xhevap Për Lirinë”, thirrje për ta rindërtuar Dodonën e shkatërruar-Shkruan Avni Ferizi

“XHEVAP PËR LIRINË”, THIRRJE PËR TA RINDËRTUAR DODONËN E SHKATËRRUAR

Ilir Hajdari: “Xhevap për lirinë”, poezi. Botoi Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, 2018

Duke lexuar vargjet e përmbledhjes poetike “Xhevap për lirinë”, të dytin me radhë të poetit nga Gjakova, Ilir Hajdari, të shndërruar në Orakull të kombit, i instaluar në Dodonë, na zgjon interesimin për një kumt kombëtar poetik. Prandaj, nuk kemi se si ta injorojmë këtë thirrje që vjen nga toka dhe qielli; në ëndrra dhe përmes maktheve të çdo shqiptari që e do kombin e tij. Kështu na sugjeron edhe fleta hyrëse e veprës, në të cilën autori ka vënë këtë përkushtim:

“Popullit tim të trazuar,
Tani me tragjedinë e radhës
-gjenocidin intelektual”.

Poezia e Ilir Hajdarit që nga fillimi ngërthen optimizmin për një të ardhme dhe rindërtim të Dodonës – Gjakovës së tij të dashur dhe Kosovës së lirë. Liria, e paraqitur dendur në veprën poetike “Xhevap për lirinë”, është optimizmi i personazhit në shprehjen e tij si protestë e shkrimtarit, si ndjenjë më sublime e çdo poeti, si solidarizim më i thellë dhe paqedashës në botë me të mjeruarit dhe humanizëm që del nga zemra e një altruisti. Kjo ndjenjë optimizmi vazhdon edhe në vargjet për dashurinë me një shprehje hyjnore, të butë dhe të ndjeshme, pa e përlyer atë me gjuhën e urrejtjes dhe pa asnjë gjemb të pesimizmit apo të mosbesimit.
Poezitë e ndjejnës individuale, si: dhembja dhe vdekja, humbja e njerëzve me vlerë që i duam më së shumti, janë të përshkruara me lartësinë e përkryer gjuhësore, të cilat përmbajnë ndjenjat më hyjnore të përshkrimit të tyre, ashtu si ato të viktimave të qytetit të Trojës, të përshkruara nga Homeri. Iliri, si një Homer hyjnor i quan këto raste humbjesh si “Dhembje të dhembshme”.

“Nënë
Kur t’i mbylla sytë
Me një grusht dhe
Qiellit ia ndala lotët
Se kishte mjaft shi
Në sytë e mi”.

Çdo shprehje në këtë përmbledhje e gjejmë hyjnore dhe kuptimpolte. Iliri edhe vdekjen e kupton si një filozofi dhe shndërrim në një botë të padukshme, por jo si një zhdukje e përgjithmonshme nga lidhja me ne. Megjithatë, për ta zbuluar këtë dramë poetike kombëtare të poetit, ne, nuk do të ndalemi së trajtuari vetëm temën e lirisë.
Në leximin e parë dhe në atë të dhjetin, të përmbledhjes poetike “Xhevap për lirinë”, veç sa e kam forcuar kuptimin. Dhe, sikurse dihet, kuptimi forcohet shkallë-shkallë në nivelin kulturor. Ashtu siç është udhëtimi i teleskopit në gjithësi, ku përmes tyre ne arrijmë të zbulojmë gjëra që nuk i dinim më parë, ashtu duhet lexuar e kuptuar poezitë e Ilir Hajdarit. Ky autor, nuk është i llojit të Nostradamusit, i cili shkruante me kode sepse rrezikohej nga kisha, por është një adhurues i lirisë, qoftë ajo edhe e vdekur. Më mirë edhe një liri e vdekur se një popull i gjallë pa të, është lajtmotivi i gjithë veprës poetike të Ilir Hajdarit. Por ka “lexues” të cilët shumë herë janë në lajthitje, në kuptimin e lirisë së vërtetë dhe këtë lajthitje na e qartësojnë vetëm shkrimtarët e vërtetë dhe të brumosur me kuptimin e lirisë.

“A ka sot Ndonjë bir nëne Në trekëmbëshin e Kosovës Lirisë Lakun në fyt me ia zgjidh Që të mos mbytet Në homazhet e heronjve Në idealet e përmendoreve”. Vepra e Ilir Hajdarit “Xhevap për lirinë” na e qartëson kuptimin e përvojës sonë jetësore si një porosi: I burgosuri edhe kur del nga burgu i një diktature e quan dalje në liri, megjithëse akoma është nën diktaturë. Kjo është lajthitje e shumë njerëzve me nocionin e lirisë. Por, përmes vargjeve të kësaj vepre, poeti na i hap sytë dhe thotë: kujdes! “S’ka rëndësi sa të shumta janë gabimet Rëndësi ka sa i rëndë është mëkati”. Edhe pse poeti është i vetëdijshëm se tani jemi nën qeverisjen e shqiptarëve të Kosovës dhe të daljes nga okupimi serb, ai nuk e ka ngatërruar lumturinë e daljes nga okupatori me pushtetin shqiptar dhe lirinë. Për poetin, qeverisja kombëtare dhe liria janë dy gjëra të ndryshme. Poeti është gjithnjë një ushtar i lirisë. Edhe pse i lumtur nga krijimi i shtetit të Kosovës, ai do që liria të shijohet nga të gjithë. Ai do që mos të ketë mjerim kulturor dhe ekonomik. Për poetin, ky aktualitet i shkaktuar nga politika kosovare, nuk është pesimizëm por një kërkesë reale për ndryshim. Një njeri që vendos të bëhet ushtar i lirisë dhe të luftoj duke sakrifikuar jetën, nuk mund ta quajmë pesimist, por optimist. Prandaj edhe shkrimtari është një ushtar lirie, një optimist se stuhitë dhe stihitë do të ndalen mbi lirinë e popullit të poetit. Përmes vargjeve të poezisë së tij, Ilir Hajdari na përsërit gjithashtu se: T’iu sjellësh njerëzve lumturinë totale është e pamundur, por t’i bësh të lumtur ka mundësi, duke ju siguruar bukën e gojës, t’iu gjendet një punë, t’iu sigurohet mirëqenia sociale etj.; një të sëmuri që nuk mund ta shërojmë, ka mundësi ta bëjmë të lumtur duke ia siguruar barërat. Edhe pse është i smurë, i smuri do të ndjehet i lumtur. Kjo është esenca e poetit për lirinë dhe ndjenjën e popullit. Populli nuk mund të jetoj vetëm nga ndjenja dhe lumturia se e ka të instaluar një qeveri shqiptare, sepse është jetëshkurtër kjo ndjenjë në krahasim me problemet jetike. Pra kuptimi i lirisë së poetit është shumë më i gjerë dhe më jetik dhe real.

“Në luftë për lirinë

Neve na vranë Lirinë

po e vrasim vetë”

Poeti është personazh i dashuruar në lirinë ngase kombi i tij mjaft është mjeruar nëpër shekuj. Ky personazh, autor narrator, meriton një respekt të madh, sepse në radhë të parë ai e vë lirinë e popullit dhe pastaj kujdesin për jetën e tij. Të rrallë janë këta lloj personazhësh, prandaj duhet kujdes për ta nga shoqëria dhe rrethi, sepse kemi të bëjmë me një poet që e do kombin pa rezerva shpirtërore, në çdo cep ku quhet tokë shqiptare dhe ku flitet shqip. Pa këtë liri dhe pa këtë unifikim edhe vet autori sikur ndjehet i gjymtuar dhe nuk mund të lëviz. Ai lëviz kur i gjithë kombi mund të lëviz. Ai nuk mund ta lëviz dorën po qe se nuk e ndjen atë lëvizje edhe ajrin e Gjakovës, Kosovës, Çamërisë, Sanxhakut, Shkupit, Shqipërisë dhe diasporës në të njetën kohë. Autori e sheh personazhin e tij gjithkund në një vijë të kuqe, një shpatë të Damokleut që gjymton dhe jo një shpatë të Skënderbeut që bashkon. Kjo edhe është arsyeja që poeti ia solli emrin përmbledhjes së tij poetike “Xhevap për lirinë”. Nga këto gjymtime, me siguri se do të vdes edhe vet poeti, Ilir Hajdari. Por kjo do të ndodh pasi të vdes kombi dhe patriotizmi i tij. Ky autor i dashuruar në lirinë që sakrifikon për kombin e vet, do të vdes po që se përballet gjatë me këtë gjendje. Andaj thirrjet e tij si të Pirros për ta rindërtuar Dodonën e shkatërruar, është kthim në rrënjët e veta të lashtësisë pellazgo-ilire. Kjo gjendje shpirtërore na paraqitet qartë në vargje:

“Mirupafshim atdhe
Në raftet e shpirtit
S’ka më vend për libra
Ma dogjën tregimin për lirinë”.

“Mirupafshim atdhe”, – thotë autori. Nuk është kjo lamtumirë, sepse disa e kanë ngatërruar shprehjen “mirupafshim” me “lamtumirë”. Kjo “mirupafshim” pastaj do të shndërrohet dhe do të rikthehet më vonë në poezitë e tjera që vijojnë në përmbledhjen “Xhevap për lirinë”, e që poetin Ilir Hajdari e bën një Orakull të kombit të tij, Orakull i Dodonës nga Gjakova, me mesazhe për fatin e Gjakovës, Kosovës dhe mbarë shqiptarisë. Vetëm si Orakull do të ketë forcë t’i tregojë njerëzve porositë e tij dhe peshën e tyre:

“Mirupafshim
Po shkoj
Se në vendin tim
S’ka më heronj
Ka vetëm një gur që peshon”.

Pra nga ky gur duhet rikonstruar Dodona e heronjve dhe poeti me këtë gur do të shndërrohet në Orakull të kombit tij. Personazhi duhet të shkoj të bëhet Orakull ose të gjymtohet dhe të zhduket si komb dhe si personazh nga skena e qytetit të tij. Pra, ai duhet të vazhdojë të jetojë në një tjetër mënyrë që të mund të na jap parashikimet e tij për kombin. Nga momenti i përshëndetjes me “Mirupafshim”, ai kthehet në Orakull dhe poezitë e tij të mëpasshme na vijnë si paralajmërime dhe parashikime të nxjerrura nga lisi i Dodonës.

“Kosova nuk është më
Një atdhe i përgjakur
Një tokë heronjsh
Një mall i mërgimtarit-prush”.

Pra “Kosova nuk është më”, – thotë poeti, nuk është më një atdhe i idealit klasik apo atdhe tradicional i të parëve tanë. Kosova, është shndërruar në një shtet kapitalist si çdo shtet tjetër i transformuar në monedhë të çdo njeriu, nga zyrtar deri në punëtorin më thjeshtë. Monedhë është kapitali apo kapitalizmi si çdo shtet i zhvilluar që nga pushtetarët dhe administrata. Megjithatë, poeti i mbetet besnik profesionit të poetit. Ai nuk është as kapitalist, as komunist, as perandorak. Dhe, duke mos anuar nga paraja as nga politika për ta parë realitetin drejt, poeti iu thotë gjërave me emrin e vet: kapitalit – kapital, parasë – para, monedhës – monedhë.
Në poezinë “Asnjë pikë”, poeti kthehet në rrënjët e veta Pellazgo – Ilire:

S’më ka mbetur
Pikë Kosove brenda
Asnjë pikë jashtë
S’po e gjej në gjak
As edhe në asht

E kanë amputuar kombin dhe, nga kjo, poeti ndjehet i gjymt, nuk mund të lëviz i lirë në kufijtë me botën, me viza e probleme të tjera të pazgjidhura për Kosovën. Nga ky sakatim, poeti, i cili po shndërrohet në Orakull, nuk ndjehet mirë si personazh që shëtit rrugëve si i gjymtuar dhe, ndonëse e ka tepër të vështirë, vendos të jap “Xhevap për lirinë”:

“Pa exhel po vdes sonte
Mos u mundoni
Të vajtoni
Të këndoni Ku’ran
Traditat e gjamës ndër ne
Moti kanë dhënë shpirt
Njësoj si unë….
Varr mos më ngrini
Mos u bëni se nuk e dini
Varr është krejt atdheu”.

Pra, ashtu sikurse e gjithë përmbledhja poetike, edhe ky është një mesazh i Orakullit të ardhshëm të Kosovës, shqiptarisë dhe i Gjakovës që po i kthehet Dodonës pa rite, pa gjëma të kohës së re që nuk përkojnë me identitetin.