1- Tetori, festa kombëtare e Kinës Popullore-Agron Mema

Histori dhe humor

Sot data kalendarike shënon 1 tetor. Këtë nuk e shkruaj për kujtesë kohore, por për atë historike dhe për të kujtuar dy , nga të shumtat, episode humoristike. Po pse do thoni ju festën kombëtare të Kinës e ilustron me fotografinë e Piqerasit. Ja do t’ua them. Pikë së pari të themi një xhest mirënjohjeje të qeverisë kineze. Shkollës 8 vjeçare i dhuruan një laborator fizike modern, aq sa vinin edhe shkolla të tjera për punë laboratorike. Kjo sepse kooperativa bujqësore e Piqerasit mbante emrin ” Miqësia Shqiptaro- Kineze”. Kjo për kujtesën e fshatarëve dhe udhëtarëve kujtohej me një parrullë të madhe vendosur në murin e një shtëpie në qendër të fshatit. Çdo 1 tetor një përfaqësi e trupit diplomatik kinez akredituar në Shqipëri vinin në Piqeras ku zhvillohej një ceremoni madhështore mikëpritëse. Po përmënd dy raste humori:

1-Njëherë gjatë përshëndetjes së mirëseardhjes së përfaqësisë kineze, kryetari i kooperativës, një burrë i nderuar, punëtor e njerëzor, kur vajti ti lexonte emrin përfaqësuesit kinez nuk e lexoi dot, pasi emri qe i gjatë e i ngatërruar dhe përsëriti disa herë emrin e parë: Të nderuar bashkëfshatarë këtu , kjo është nder për ne si fshat, që merr pjesë vet shoku Hu…ëëëë…shoku Hu…shoku Hu…nuk vazhdoi dot më tej dhe e qeshura si nga fshatarët si nga kinezët mbuloi sheshin e fshatit.

2-Në një 1 tetor tjetër , në përgatitje merrte pjesë edhe shkolla me nxënësit e saj. Rreshtoheshim nga shkolla në qendër të fshatit me buqeta me lule. Në pritje bencat e zinj, për neve çudi e asaj kohe, u dukën në Majën Kashtarezës, kodër përballë Piqerasit përmbi Bunec. Në këtë kohë drejtori i shkollës, entuziast thirri me të madhe deri në tromaksje: Eeeerdhëëën! Kur mbritën afër fshatit ndaluan. Dua të them se në hyrje të fshatit, poshtë rrugës automobilistike, ndodheshin lavanteria dhe banja publike. Aty ndaloi benci i parë. U hap dera dhe kinezi nxori kokën. Drejtori përsëri thiri me duartrokitje: Kina popullore, Kina popullore. Urra të gjithë neve. Kinize u fut brenda makinës. Kjo u përsërit disa herë deri sa shoqëruesi doli dhe tha: Pushoni! Lereni se do të shkojë në banjë se po e bën në brekë.

Këto sot duken paradokse,ndoshta dhe janë përsëritura nga drejturs të sotëm , por koha lë në histori tisin e saj.

Agron MEMA

Sarandë, 01 tetor 2026