
42 sot
Sot dyzet e dy ditë
U plakëm rrugëve,
Shkojmë në turku,
Na japin kobure.
Shkojmë në Nato
Askush na e var,
Më kot krenohemi,
Që jemi shqiptar.
Shkojmë në Bruksel
Luajmë letra,
Shqipëri e re
Me plagë të vjetra.
Sot dyzet e dy ditë,
Vjen dhe Kanye West
Populli në rrugë,
Partia në festë.
I bëmë lekët
Rrush e kumbulla,
Për popullin themi,
Ata janë turma.
Lloj – lloj epitetesh
Ju vëmë të gjorëve,
Eshtë kohë e keqe,
Kohë e goreve.
Askush jep dorëheqje,
Askush del nga vatha,
Shkojmë në Samite,
Me atlete të bardha.
Dikur njerëzit
Drejtonin shtetin,
Sot dhe flamingove,
Ua tregojmë vendin.
Dikur besa – besë
Për Shqipërinë,
Sot grusht bashkuar,
Për partinë.
Deri kur kështu
Më thoni miq,
Që dhe për të vjedhur,
Na duhet ligj.
Deri kur kështu
Më thoni ta di,
Të brohoras dhe unë,
Rroftë nëna parti.