Poezi nga Shkurte Berisha

SHPIRT I NGRIRË
Kishte kohë, që s’më dilte më loti
As dhimbja ,nuk më dhimbte më
Nuk e ndieja çfarë ishte i ftohti
Gëzimi nuk guxonte t’nxirrte zë.
Askush nuk mund t’më lëndonte
As shpriti ,më nuk po rënkonte
Pranë njerëzve, rrija si e mpirë
Dukej ,që shpirti ,më kishte ngrirë.


Një ditë, nuk po ndihesha plot
Nga syri papritur, pikoi një lot
Zemra ,fort, seç mu shtrydh
Fjala, në buzë mua mu ndrydh.


Aq shumë isha e përfshirë
Sa shpirti më kishte shkrirë
Loti i ngrire e i bërë akull
Tani mbi faqe nxirrte avull.


Shkurte Berisha
14 Mars 2026


MBOLLA GRURË E VOLA GURË


Mbolla grurë e vola gurë
Duart nuk mu lodhën kurrë
Në çdo hap që hidhja unë
Rruga mbushej mund e punë


Mbolla grurë në tokë të thatë
Shpresa ishte shumë e gjatë
Gurë më ranë në çdo drejtim
Por, nuk humba unë, jo besim.


Mbolla grurë me plot shpres’
Por më doli mund dhe stres
Gurë në duar , gurë në rrugë
Jeta s’ishte shumë e butë.


Por,prapë mbjell, nuk ndalem unë
Kam shumë besim se me punë
Një ditë nga këta gur të ftoht’
Në ara do te mbije grurë plot.
Shkurte Berisha 25 mars 2026
INTELEKTUALI
Intelektuali ,mëndjen e mban gjithnjë zgjuar

Edhe natën kërkon përgjigjen e pa zbuluar

Intelektuali,dallohet lehtë në turmë

Aty ku ai ecen ,lë gjithmonë gjurmë.
Se mashtron hija,as drita e rreme
Ai zbulon mashtrimin e çdo skeme
Dyshimi është shoku i tij i ngusht’
Padrejtesinë e godet gjithnjë me grusht’.


Në kohë të mjegullt,kur fjala zbehet
Ai tek arsyeja gjithmonë kthehet
S’pranon të vërteta që bien si guri
Por, fjalë të vërteta ,të dala nga truri.


E di se dija është gjithmonë si oqeani
Sa më shumë pi,aq më shumë ke etje
Duhet të ndriçojë mëndjen e çdo mjerani
Ndryshe ,do te kthehet ai në mbetje.
Shkurte Berisha 12 Shkurt 2026

EMËR I GDHËNDUR NË POEZI
 


SH-qipëria është Atdheu im
K-ombësia ime është shqipëtare
U-ra do të ngre nga lindja në perëndim
R-etë do ti largoj nga qielli fare
T-rojet tona të parët na i lanë amanet
E-tnik jemi kudo në këtë planet.


B-otën unë nuk mund ta ndryshoj
E-dhe sikur të gjithë gurët ti lëviz
R-adhë me vargje unë do të shkruaj
I-lirët janë paraardhësit e shqipëtaris
SH-qiponja është simboli ynë në flamur
A-rbëria është gdhëndur dhe në gur.
Shkurte Berisha 26 mars 2026

DËRGOVA NJË LETËR NË PLANET TJETËR
 


Me laps të bardhë shkrova një letër
Doja ta dërgoja në një planet tjetër
Mendimet i shkrova e fjala s’u drodh
Rëndonin,por,letra s’u ankua që u lodh.


Në zarf të florinjë letrën kisha mbyllur
Xixa të lëshonte kur të arrinte në lartësi
Të gjithë shpirtin tim në të kisha shtrydhur
Fluturimi në hapësirë të sillte lehtësi.


Letra e bardhë nisi rrugëtimin
Asnjë fjalë në të nuk dukej e shkruar
Vetëm ata që si unë kanë përjetimin
Vetëm ata , kanë për ta kuptuar.


Porosinë ia dhashë ,nëse ndalonte në udh’
Dikush do e pyeste : ku ajo po shkon ?
Një sy mbaje mbyllur e një vesh shurdh
Qëllimi është : të arrish në destinacion.
Shkurte Berisha 19 mars 2026

S’FITOI NËNA,FITOI BIJA
 
Të dyja ishin në garë
Kosova dhe Shqipëria
Të dyja e njejta farë
Njëra nëna ,tjetra bija.


Një gjak,një zemër,një shpirt
Të vendosura në një trup
Një gjuhë ,që flasim shqip
Degë e këputur nga një trung.


Megjithëse shpirtin la në fushë
Fati nënën e rëndë ndëshkoi
Zemra plot gëzim u mbush
Kur bija e saj përpara shkoi.


Kush tha që s’fitoi Shqipëria?
Kur në garë qëndron e bija.
Shqiponja i ka dy krena
Në nje trup të dyja jena.
Shkurte Berisha 27 Mars 2026

TI JETON NË ZEMRËN TONA
 
( Kushtuar babait tim )


Nuk je më pranë nesh
Zërin tënd e dëgjoj shpesh
Kolltuku yt tani është bosh
Prania jote në çdo qosh.


Më mungojnë fjalët ti dëgjoj
Në ëndërra shpesh të takoj
Toka s’mban më hapat e tu
Në shpirtin tim je i gjallë-je ketu.


Ti jeton në zemrat tona
Se ne kemi të njëjtin gjak
Të kujtojmë në orët e vona
Kur ndizet zjarri ne oxhak.
Shkurte Berisha 19 Mars 2026