Sa keq-Ingrid Laze

Sa keq, disa në këtë jetë
ecin para pa dinjitet,
kokëlartë e të buzëqeshur,
se dikë diku kanë hedhur.

Sa keq më vjen për ta,
pa karakter e vrasëtarë,
se ndoshta diellin s’e kanë parë,
në errësirë jetën e kanë.

Ecin krenarë se dikë kanë vrarë,
qeshin të kënaqur se kanë bërë për të qarë.
Kokëlartë e të krekosur,
se dikë diku e kanë dreqosur.

Sa keq më vjen, shumë keq për ta,
se drita jonë i bën të qajnë disa.

Unë quhem Ingrid Laze, jetoj në Milano dhe jam e diplomuar në Akademinë e Bukur të Arteve në Milano. Njëkohësisht, jam e lidhur ngushtë me shkrimin.Kjo është hera e parë që dërgoj një nga poezitë e mia në një gazetë.Mbetem në pritje të një konfirmimi nga ana juaj nëse ky material do të vlerësohet i përshtatshëm për botim.Ju falënderoj për kohën tuaj.

Me respekt,Ingrid Laze