Iku Marsi erdhi Prilli,
Këndon qyqja dhe bilbili,
Bilbili me zë të hollë,
Bukur këngës se ç'ja thotë !
Thëllënza në majë të gurit,
Këndon këngën e flamurit,
Zogjtë bukur fluturojnë,
Cicërojnë dhe këndojnë !
Në lëndinë rritet bari,
Ka shumë gjelbërime ne livadhi,
Fëmijët luajnë dhe vrapojnë në lëndinë,
Mbledhin lulen më të mirë !
Erdhi pranvera me lule shqera,
Lule të bardha e të verdha,
I mbledhin e i bëjnë kurorë,
I vënë në kokë, lumë si ne thonë !
Manushaqe e Prillit lulëzon në ferrë,
Fëmijët i mbledhin dhe i mbajnë errë,
Shumë gëzojnë dhe këndojnë,
I bëjnë tufë i mbajnë në dorë !
Autore : @ Afroviti Kruti
