
ISHIM VETËM NJË HAP LARG
( Kushtuar ndeshjes Kosove- Turqi )
Makinat ecin radhë -radhë
Janë nisur për në Prishtinë
Me flamur e plis të bardhë
Zhvillojm’ ndeshjen me Turqinë.
Sa shumë entuziazëm sot
Ka shpresë edhe besim
Ëndrra të gjithë na përlot
Urojmë mos t’kemi zhgënjim.
Nëna Shqipëri dha këtë bekim
Hallall qumështin djemtë e mi
Dhe nëse ëndërrën se prekim
Nëna njësoj ju do , ju ka fëmi
Se për ëndërr ju luftuat
Edhe nëse nuk fituat
Kemi fituar çmim mbi çmim
Kur çuam në shtëpi Serbin’.
Ishim vetëm një hap larg
U penguam ne në prag
Lamë pas të tjera shtete
Edhe pse s’fituam vetë.
Shkurte Berisha 31 Mars 2026