Mimoza Laza

Kur të iki nga kjo botë,
Nuk dua të më qajë njeri,
Nuk dua as lule,
Dhe as kurora,
Por për atë fjalën e mirë,
Sa isha gjallë,
Unë nuk e mora.
E kam lënë edhe të shkruar,
Ky amanet duhet zbatuar,
Këtë e kërkoj me forcë,
Amaneti im në vend të shkojë…