Miltiadh Davidhi

Në të njëjtin Glob
Në hapësira qiesh lindin diej të përgjakur,
Hëna verdhacuke,
Yje të plagosur e të vrarë,
Dhe varre meteorësh.
Ndërsa në tokë, në pemë shprese,
Çelin bisqe të njoma
Që s’fidojnë luftën,
Lule të pafajshme ëndrrash fëmijërie,
E gjethon e blerta e jetës.
Në të njëjtin Glob
Ku vritet Njeriu.
Dt.03.04.2026.Modena.