
Në “telashe” më fut prilli
(cikël me poezi lirike)
Nga Përparim Hysi
1.Në “telashe” më fut prilli
Në “telashe” më fut prilli,
Se në prill rihet gjaku
Ka kaq ditë që erdhi prilli
Dhe nga unë,iku”plaku”.
Se,sado tetëdhjetë e tre vjeçar,
Unë po ndihem si “djalosh”
Tani gjakun e kam valë
Epo unë,s’jam më thinjosh.
Erdh një çupë ma bën me sy
Është një çupë,deliçupë
Sa nur ka! Eh,ç’bukuri!
Çupë për t’u pirë me kupë.
Veç me sy,por tak me vetull
Më bën goxha “isharet”
Unë akoma nuk kam vdekur
Tani unë jam “dreqi vet”.
Në “telashe” më fut prilli,
Se në prill rihet gjaku
Ka kaq ditë që erdhi prilli
Dhe nga unë,iku”plaku”.
Se,sado tetëdhjetë e tre vjeçar,
Unë po ndihem si “djalosh”
Tani gjakun e kam valë
Epo unë,s’jam më thinjosh.
Erdh një çupë ma bën me sy
Është një çupë,deliçupë
Sa nur ka! Eh,ç’bukuri!
Çupë për t’u pirë me kupë.
Veç me sy,por tak me vetull
Më bën goxha “isharet”
Unë akoma nuk kam vdekur
Tani unë jam “dreqi vet”.
2. NJë çast
Një aromë e mirë,gati të më shtjerë në”mëkat”
Vallë,ç’xhevahirë më fsheh në atë shtat?
Flokët pis,të zinj,rrethojnë atë fytyrë
Unë,sado me thinjë,kthehem xhind i pirë.
Një aromë e mirë,gati të më shtjerë në”mëkat”
Vallë,ç’xhevahirë më fsheh në atë shtat?
Flokët pis,të zinj,rrethojnë atë fytyrë
Unë,sado me thinjë,kthehem xhind i pirë.
Të isha skulptor,do të hidhja në mermer
Je e bërë me dorë,ndaj mendjen ma merr.
Sytë e mi shikojnë (zënë matin profilin)
Dhe më turbullojnë,se më ngjan me prillin).
Je e bërë me dorë,ndaj mendjen ma merr.
Sytë e mi shikojnë (zënë matin profilin)
Dhe më turbullojnë,se më ngjan me prillin).
3. Nga prilli i adoleshencës në fshat
Mu tek kapërxyelli (ballas unë e ti)
Unë hidhem matan(atje ku je tI)
Meqë je e ngeshme (bëjmë pak muhabet)
-Çfarë ke bërë më parë? Si je me shëndet?
Pak edhe nga pak, u shtrua muhabeti
U nxeh yni gjak ( u harrua “shëndeti)
Pa filluan përqafjet,puthjet pa pushuar
Priili i adoleshencës dhe sot i paharruar.
Mu tek kapërxyelli (ballas unë e ti)
Unë hidhem matan(atje ku je tI)
Meqë je e ngeshme (bëjmë pak muhabet)
-Çfarë ke bërë më parë? Si je me shëndet?
Pak edhe nga pak, u shtrua muhabeti
U nxeh yni gjak ( u harrua “shëndeti)
Pa filluan përqafjet,puthjet pa pushuar
Priili i adoleshencës dhe sot i paharruar.
4. Pse,moj mike?
Pse,moj mike,më ke kaq hire?
Pse ke një buzqeshje që më ndjellë?
Pse,moj mike,më ke kaq hire?
Pse ke një buzqeshje që më ndjellë?
Më dukesh krejt si një xhinde
Dhe mendjen ma bën erë.
Kalon si me hap parade
Gajasesh si e harlisur
Ku duroj të tilla “adhape”
Unë tani mendjekrisur?
Por ti hiqesh si “inoçente”
Gjasme janë të natyrshme këto”naze”
Po unë i kam kaluar me kohë”këto teste”
Dhe zë të puth i magjepsur,ty që je “taze”.
Dhe mendjen ma bën erë.
Kalon si me hap parade
Gajasesh si e harlisur
Ku duroj të tilla “adhape”
Unë tani mendjekrisur?
Por ti hiqesh si “inoçente”
Gjasme janë të natyrshme këto”naze”
Po unë i kam kaluar me kohë”këto teste”
Dhe zë të puth i magjepsur,ty që je “taze”.
5.Përparim,mendja s’të hyri!
Përparim,mendja s’të hyri
Se xhindosesh kur vjen prllii.
Sheh një çupë,të ikën syri
Ti,thinjosh,hiqesh bandilli.
Harron moshën që ke tani
Zë e hiqesh”djalë i ri”
Djalëria të ka vdekur
S’ha i vdekuri,”pulë të pjekur”.
Unë jam plakur,s’ikën nepsi
Shoh të bukurën, më zë stresi.
Shkruaj lirika dashurie
Dhe në moshë pleqërie.
Zë marrë veten me të mirë
Sikur rroj e “ha” qelepir
Zbukuroj,por nuk gënjej.
Dua lexuesi t’i pëlqej.
Përparim,mendja s’të hyri
Se xhindosesh kur vjen prllii.
Sheh një çupë,të ikën syri
Ti,thinjosh,hiqesh bandilli.
Harron moshën që ke tani
Zë e hiqesh”djalë i ri”
Djalëria të ka vdekur
S’ha i vdekuri,”pulë të pjekur”.
Unë jam plakur,s’ikën nepsi
Shoh të bukurën, më zë stresi.
Shkruaj lirika dashurie
Dhe në moshë pleqërie.
Zë marrë veten me të mirë
Sikur rroj e “ha” qelepir
Zbukuroj,por nuk gënjej.
Dua lexuesi t’i pëlqej.