Kush mund të ma dojë veten?Arjana Fetahu Gaba

Arjana Fetahu Gaba

Kush mund të ma dojë veten?
 
U mundova të mposhtja mërzinë,
T’ja çirrja atë fytyrë të ndyrë,
Që tallej me fytyrën time,
Kur dilja në pasqyrë.
E trupin ma këpuste,
Më shfaqej një thinjë,
Një hap më zmbrapte,
Më therrte në brinjë.


Ashtu disi çapitur,
Shpirtin çova në mal,
E shtriva në një gjethe molle,
Dhe në të detit valë.


Pastaj trokiti muza,
Një rrahje ca më shumë,
Kush mund të ma dojë veten,
Po se desha unë?!
Dhe thinjat m'u bënë dritë,
Mërzitë I bëra hi,
Se jeta s’matet me vite,
Por me dashuri.