
Autorë -Agim Lika Hajrush Koni
Përfundoi puna për hartimin e studimit: “Ishmit në regjistrimin austro-hungarez 1918”, studim i cili do te botohet se shpejti.
Pas një pune një vjeçare për hartimin e këtij studimi, sëbashku me Kolonelin në pension ish atasheun ushtarak në Austri z.Hajrush Koni, ia arritëm të sjellim një studim, i cili do t’i shërbejë banorëve(lexuesve) të krahinës së Ishmit dhe më gjërë.
Për t’iu bërë me dije rreth këtij studimi më poshtë do njiheni me një përmbledhje të shkurtër rreth tij.
Puna jonë nisi me sigurimin e materialeve studimore dhe dokumentare, të cilat janë siguruar nga arkivi i Akademise se Shkencave të Austrisë, në Vjenë. “Ishmi schachtel 3-0012 (CD01-2- 01).” dhe nga Biblioteka Kombetare e Austrise me botimin e Ing. Prof. Franz Seiner; Publikime të Komisioni Ballkanik, Rezultatet e rregjistrimit Austro-Hungarez në Shqipëri 1916-1918, Vellimi XIII, botuar në vitin 1922.
Njëkohësisht për këtë studim janë përdorur dukumente të AQSH:”AQSH, Viti 1940, fondi 801, fl.4.” dhe tekstin: “Njoftime gjeografike, statistike, organizative, Shkodër 1922.” Po e nis këtë përmbledhje me një thënie te Baruch Spinoza që thotë: ” Nëse do që e ardhmja të jetë më e mirë se shkuara, studjo të shkuarën”. Pikërisht këtë gjë kemi bërë ne si bashkëautorë, falë vullnetit dhe kmbënguljes për ta çuar ato deri në fund. Studimi që e kemi përfunduar flet shumë per te shkuaren dhe mbi kete na jep mundesi analitike shumeplaneshe per te ardhmen.
Përmbledhje e shkurtër: Burimi kryesor në trajtimin e çështjeve të shtjelluar në këtë studim eshte materiali që me mbarimin e luftes pare boterore u Arkivua ne Ministrine e Luftes se perandorise austro-hungarise si dhe botimet e ndryshme që i kemi shfrytëzuar për hartimin e këtij studimi, te cilat trajtojne regjistrimin e popullsisë në vitin 1918. Synimi i këtij studimi është vetëm një: Paraqitja në mënyrë korrekte, të te dhënave në formularët e regjistrimit të popullsisë së 17 fshatrave të Ishmit.
Ky informacion për censusin e regjistrimit të popullsisë është i panjohur deri më sot, për këtë arsye ajo përbën një risi, pasi sjellë një mozaik informacionesh, në lidhje me banorët, Nr. e shtëpive, zjarmëve, emrin, mbiemrin, sinorin (kufirin), lidhjen me kryefamiljarin, moshën, vitin e lindjes, prejardhjen, vendbanimin, shtetësinë, besimin, njohjen e gjuhës me alfabet latin ose turk/osman, aftësitë në lexim në alfabetin me shkronja latine ose turk/osman, profesionin, lidhja me token si pronare, perdorues ose marrje me qera, etj. Ky informacion që trajtohet në këtë studim, nuk është trajtuar më parë nga autorë të ndryshëm. Por ne kemi synuar që nëpërmjet këtij studimi të sjellim fakte interesante dhe origjinale të panjohura deri më sot, të nxjerra nga srshiva, gjë që i jep vlera të veçanta dhe të pakontestueshme këtij botimi. Në këtë studim kemi treguar kujdes për të qëndruar larg çdo interpretimi dhe shtrembërimi të fakteve, duke i paraqitur ato siç janë në shkruar nga komisionet perkatese .
Lidhur me këtë krahas informacionit që ne kemi përgatitur, jane bashkëlidhur dhe formularët origjinal, të çdo fshati.
Studimi përbëhet nga pesë kapituj, të ndarë mbi bazën e parimit kronologjik.
Kapitulli i parë përfshin: Një historik i shkurtër rreth regjistrimit Austro-hungarez në krahinën e Ishmit. Ishmi, (me katër lagjet).
Kapitulli i dytë përfshin: Shetaj, Draç dhe Biza.
Kapitulli i tretë përfshin: Lalëzi, Rrotulla dhe Kuratni.
Kapitulli i katërt përfshin: Bilaj, Murqina, Mallkuçi, Mazhe e Madhe, Mazhe e Vogël.
Kapitulli i pestë: Shkalla, Ermatthi, Hamalle e madhe, Hamalle e vogël, Gjëmza, Çifligu i ri dhe Rrushkulli.
Ç´farë të rejash na sjellë ky regjistrim i popullsisë, për fshatrat e Ishmit në ditët e sotme. Përfundimet e studimit. Përmbajtja e këtij studimi ka ndjekur kronologjinë e trajtimit sipas kapitujve, dhe nëndarjeve me çështje. Jemi perpjekur ti japim rendesine qe i takon këtij studim te vecante të llojit të vet, kjo falë punës serioze e te palodhur, duke guxuar dhe në këtë fushë.
E morem kete ndermarrje jo te lehte, falë eksperiencës tonë të gjatë në fushën e arsimit dhe planifikimit ushtarak dhe eksperiencës së gjatë në punë dhe detyrave të tjera qe kemi kryer si brenda, ashtu dhe jashtë vendit.
Për informimin tuaj, me poshte jane dy paragafe se si e shikojne autoret këtë studim: Nga Hajrush Koni: “Ky studim jo vetëm pasuron ndjeshëm historinë e kësaj krahine me dokumente me vlerë të jashtëzakonshme e të qëndrueshme, por dhe do t’u shërbejë banorëve e lexuesve të zonës për të mësuar më shumë rreth paraardhësve të tyre. Njëkohësisht studimi që po ju paraqesim sot, përfaqëson një nga burimet më të sakta historike, mbështetur tërësisht në dokumente të kohës që autoriteti perandorak austro-hugarez krahas angazhimit në teatrin e veprimeve luftarake, arriti të organizojë, realizojë, ruaj me fanatizëm, përpunojë dhe arkivojë këto të dhëna të pazëvendësueshme për historinë e demografisë së vendi tonë dhe krahinës së Ishmit, po ashtu.
Tani na mbetet neve t’i lexojmë dhe t’i kuptojmë këto dokumente, në mënyrë që të përfitojmë prej tyre dhe të njohim më mirë historinë e vendit tonë si dhe të krijojmë më me kujdes kulturën e përdorimit të fakteve historike, e në rastin konkret të Ishmit të lashtë.
” Nga Agim Lika: “Ky studim shquhet jo vetëm për saktësinë e tij shkencore, por edhe për potencialin e gjërë kërkimor që ofron për lexuesit. Pikërisht te dhënat për përbërjet familjare, moshën, gjininë, profesionin, përkatësinë fetare, lidhjet brenda trungut familjar, krijojnë mundësi për banorët e fshatrave të Ishmit, për kryerjen e studimeve gjenealogjike dhe analizave të ndryshme demografike apo dhe për përgatitjen e temave studimore. Njëkohësisht për këto arsye ky census, i botuar në vitin 1922 ne Austri, mbetet edhe sot një nga dëshmitë e pazëvendësueshme, e strukturës së popullsisë, venddodhjen e banimeve dhe organizimit shoqëror të krahinës së Ishmit, të asaj kohe.” Si përfundim, duam të theksojmë se: Ne mendojme qe me botimin e këtij studimi, i eshte bërë një shërbim shumë i mirë vendlindjes tonë dhe njerëzve, në të gjithë krahinën e Ishmit dhe më gjërë.
Autorët Agim Lika Hajrush Koni Tiranë, Vjenë Prill 2026