Një natë është shumë pak-Dhurata Ndoni-Cela

Dhurata Ndoni-Cela

 
Natë.Është vonë.
Të gjithë flenë--veç meje dhe orës.
Motra ,flet nëpër gjumë.
Unë ,shkruaj kaq vonë.
Era troket në xham:”Shkruaj!”
Hëna ,hedh syrin pas reve:
“Është bukur për njeriun të shkruash!”


Natë.Unë s’fle.
I flas erës dhe hënës:
–Këtë natë do t’ia fal njeriut!
–Këtë natë ,për mua, s’ka gjumë!


–“Unë për njeriun u ngula
në shkëmb!”-më vjen zëri
i Prometeut.
-Mua , ç’më kushton një natë gjumë?
Sonte s'jam vetëm unë zgjuar,
ka shumë sy pa gjumë,në botë.
-Le të jem sonte zgjuar ,
për ty NJERI!
Deri në agim.