Zeqir Rama disident i mendimit të hapur në kohë të vështirësive për kombin -Shkruar nga Sami Arifi

Shkruar nga Sami ARIFI

Zeqir Rama disident i mendimit të hapur në kohë të vështirësive për kombi

Njerëzit me biografi të dhimbshme e kanë vështirë të flasin për jetën e tyre sepse trazojnë kujtime të hidhura, të cilat e dëmtojnë autobiografinë tradicionale rrëfen disidenti i mendimeve të hapura, Zeqir Rama, “andaj kurrë mos u çuditni nëse për dikë del autobiografi e pazakontë! Një gjë e dij rrëfen Zeqir Rama, se: “në këtë ambient kanë jetuar të parët e mi, të cilët janë munduar ta ruajnë dinjitetin e tyre njerëzor e kombëtar dhe identitetin arbëror me shumë sakrifica, të cilat shumë herë kurorëzoheshin me humbje dhe disfata të njëpasnjëshme“.

Zeqir Rama disident i mendimit të hapur

Kujtimi për sakrificat e tyre përherë më ka ushqyer duke e mbajtur të freskët krenarinë e të qenit shqiptar dhe të bashkëvëndasëve të mi pozharanas, rrëfen Zeqir Rama: “Unë kam ndjerë edhe dhimbje dhe pikëllim të përhershëm për ata që ishin pjekur në furrat e shkijaut dhe për të cilët nuk guxohej as të flitej e lëre më të ngritej një rrasë guri simbolik, i cili do të shënonte vendin ku prehen eshtrat e tyre apo hiri i kockave të djegur”.

Evokon Zeqir Rama: “Paradoksi shqiptar bën që edhe sot të injorohet historia e vërtetë si rezultat i qarqeve injorante, që nuk e kuptojnë se çfarë është historia.

Zeqir Rama u lind, në vitin 1949, në qytezën e Pozheran-komuna e Vitisë, ku edhe e mbarojë shkollimin fillor, ai në kohë të vështira, ku varfërimi dhe mospasja ishin në çdo shtëpi të shqiptarëve, e në veçanti tek shtëpitë e “kundërrevolucionarëve”, ku këtë e kishte kuptuar më vonë, Zeqiri, nga gjyshja e tij vejushe, me të cilën kishte fjetur shumë i vogël, ngase ajo kishte humbur burrin e saj, gjyshin e Zeqir Ramës, Abazin, si ballist, antikomunist. Zeqiri i kishte kuptuar këto që në moshën e adoleshçencës, të cilit iu kishte ngulitur një hasmëri antikomuniste, e cila iu kishte kthyer si gjithmonë në antiserbizëm, antijugosllavizëm, por edhe një mosdurim ndaj hyzmeqarëve.

Me hasmërinë e tillë Zeqiri kishte filluar jetën, por që të hakmerret nuk kishte mundësi ngase fajtori ishte një krijesë e madhe e fuqishme shtetërore, e cila ndihmohej nga vëllezërit serb, Rusia. Prandaj, Zeqirit iu deshtë të kënaqet me urrejtje sistematike dhe disidentizëm të hapur. Për ta shpëtuar veten nga një rezignim pasiv, si “hakmarrje” Zeqiri zgjodhi librin dhe shkollën, si preferencë e shqiptarëve të mençur  për ta neutralizuar hasmin perfid, që të mos i realizojë qëllimet e tij gjenocidale, që i kishte përgatitur për popullin e tij trim, por i pashkolluar dhe i pasherrë.

Zeqir Rama kreu shkollën fillore në vendlindjen e tij, pastaj nga shkaku i varfërisë së skajshme, pa dëshirën e tij u regjistrua në Shkollën Normale në Ferizaj, edhe se kishte dëshirë të regjistrohet në gjimnaz, duke menduar në arsimin e lartë universitar. Në vitin 1970 atdhetari i devotshëm Zeqir Rama e kishte mbaruar Shkollën Normale në Ferizaj, ai vitin e parë punoi në fshatin Terpezë, në vendlindjen e atdhetarit Hysen Terpeza, por u zhgënjyer shumë sepse aty kishte takuar komunistë injorantë dhe rankoviqistë, të cilët me syçeltësinë komuniste kishin zhdukur çdo gjurmë të atdhetarizmit. Atdhetari Zeqir Rama kundër këtyre hyzmeqarëve kishte bërë rezistencë, por ishte i pafuqishëm.

Pas një viti ai kishte ardhur në vendlindjen tij në Pozheran për të punuar, por edhe këtu kishte gjetur titistë të përkushtuar, të cilët kishin një dallim nga rankoviçistët, por ishin të përbetuar si projugosllavë. Pas paraqitjeve të hapta antijugosllave të atdhetarit Zeqir Ramës, atë e kishin suspenduar nga nga puna dhe e kishin paraburgosë disa herë të cilin e kishin dënuar me nenet kundër shtetit dhe popullit dhe kundër sistemit, udhëheqësisë dhe shoqërisë në të gjitha instancat gjyqësore nga niveli i gjykatave për kundravajtje, gjykata komunale derit te gjykata e qarkut në Gjilan.

Kjo ishte periudha 1971-1975, prandaj atdhetarit Zeqir Rama si i suspenduar i kishte lindur idea që të studionte por nuk kisha mundësi materiale. Zeqiri me ndihmën e një bashkëvëndasi atdhetar, i cili tani është pjesë e historisë së lavdishme kombëtare, Halil Alidemës, i cili i kishte ofruar banim falas në shtëpinë e tij. Zeqir Rama ishte në studime si student ndër më të aftit në degën filozofi-sociologji në vitet 1974-1975. Pas kryerjes së vitit të parë atdhetari, Zeqir Rama, me nota dhjetëshe fitoi bursën e universitetit. Në kohën kur studimi kishte marrë të mbarën qëllimisht pushteti serbo-sllav e kishte dërguar në shërbim ushtarak. Pas kthimit të Zeqirit nga ushtria, familjen e tij e kishte goditur një varfëri e skajshme, por edhe më tragjikja ishte sëmurja e cila kishte shkatërruar shëndetin e prindërve të tij, prandaj atdhetari Zeqir Rama ishte detyruar t’i ndërpriste studimet dhe të emigrojë në Zvicër për të punuar si punëtor krahu.

Atje Zeqiri kishte takuar shumë punëtorë krahu, të cilët bënin punë të rënda fizike. Fatkeqësisht përveç njerëzve të ndershëm Zeqir Ramiqi kishte vrejtur edhe të atillë, të cilët manipulonin me vizat B dhe ishin në gjendje të bënin gjithçka, madje edhe të spiunonin te punëdhënësit për t’i përëzën nga puna punëtorët për interesa të tyre në dëm të bashkëatdhetarëve të vetë.

Kjo e kishte zhgënjyer së tepërmi dhe e kishe lënduar krenarinë e atdhetarit Zeqir Ramës. Pas dy viteve punë të rënda Zeqiri kthehet në Kosovë për t’i kryer studimet, të cilat i kishte ndërprerë për shkak të gjendjes shumë të rëndë ekonomike. Meqë ishin trazirat e njohura të “Pranverës së Madhe të Vitit 1981”, dhe tani kishte filluar lufta për ekzistencë fizike, e lëre më të mendohej për ndonjë perspektivë. Në vitet 90-ta atdhetari Zeqir Rama detyrohet të braktisë Kosovën dhe të vendoset në Suedi, ku vazhdojë veprimtarinë në suaza të lëvizjes së gjithëmbarshme të popullit shqiptar, që jetonte nën sundimin e egër serbo-jugosllav. “Koha do ta vërtetojë” rrëhen Zeqiri “veprimtarinë tonë, e cila në situata të caktuara Kosova ishte poligon i eksperimenteve shumë të rrezikshme si nga ana jonë ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare” rrëfente atdhetari Zeqir Rama: “Tani kemi shansin edhe të lavdërohemi për vizione dhe iluzione sepse historia është edhe racionale, por më shumë iracionale dhe njerëzit injorantë e kanë mundësinë të luajnë me të sikur çapkëni me ndonjë vajzë mendjelehtë”.

Atdhetari Zeqir Rama evokon: “Punova një kohë të shkurtër në Malmö, si mësues i gjuhës amtare, aty kuptova se mësuesit kishin qenë  në avantazh duke luajtur shumë lojëra jashtëarsimore”, citon Zeqiri: “Nga motivet e mia familjare të mira për ta mirëmbajtur familjen time me djersë e nder kalova në një qytezë, ku fabrika e letrës ishte me hapësirë sa krejt pjesa e hapësirës së banuar”. Qytëza e fabrikës e kishte emrin Hyltebruk.

Dy vitet e para Zeqa kishte punuar në industri në menaxhimin e robotëve industrial sepse kishte marrë kompetencat për tornitor. Në këtë qytezë ishin vendos afro 60 familje shqiptare. Për fatin e mirë të Zeqirit ishte rikthyer në profesionin e mësuesit të gjuhës amtare me nxënësit shqiptarë, punë bëhej brenda sistemit shkollor të Suedisë.

Zeqiri cionte se: “tani punën nuk mund ta bëja më nga motivet patriotike, sepse nuk premtoja ruajtjen e identitetit, meqë makineria suedeze për asimilim ishte shumë më e sofistikuar se sa shpirti jonë njerëzor dhe kombëtar”.

 Në fund jeta e vështirë i kishte dhën mundësinë elementare atdhetarit, Zeqir Rama, që të zhvilloheshin predispozitat intelektuale dhe mendore, si dhunti të nënës natyrë për ta ushtruar profesionin e tij të adhuruar. Kështu përherë Zeqiri ishte i “dënuar” të luaj lojën e tmerrshme, që ta imponon fati i lig dhe tragjik i një njeriu, që e deshi shumë shkollën dhe diturinë. Është një ligj i pashkruar, që i shkaktoi Zeqirit pakënaqësi të  brendshme se si ndodhë, që injorantët predestinohen nga rrethanat, andaj nuk është e çuditshme që ata të dominojnë në jetën intelektuale dhe arsimore duke i falënderuar këtyre predestinimeve të verbëra!

Ajo që e zbut këtë pakënaqësi time personale dhe familjare citon Atdhetari Zeqir Rama: “ishte krenaria dhe dinjiteti, të cilat dolën faqebardhë ndaj sfidave të rënda”. Zeqiri beson se nga sakrificat dhe vuajtjet nuk do të ketë askush mundësi t’i injorojë pasardhësit tanë në kushte më normale, por, do të kenë mundësinë t’i vlerësojnë më drejtë individët dhe ngjarjet në një kontinuitet historik. Veprimtaria e atdhetarit Zeqir Ramës nuk mundë të përfshihet përmes një artikulli gazetaresk, sepse ajo është shumë dimensionale, por ne kemi pekë jetën dhe veprën e tijë shkurtimisht në vija të trasha.

Intervista shterruese e artikullshkruesit, Sami Arifi, me atdhetarin Zeqir Rama (1949) nga

Pozharai u realizuar, më 10/ 04/ 2026.

Shkruan: Sami ARIFI