Eliksiri i jetës-Brixhilda Dede

Brixhilda Dede

 
Ka një spektakël hyjnor brenda shpirtit të një gruaje 
që Zoti e shenjtëroi për t’u dashuruar,

kur ajo hulumton qetësisht mendimin
dhe e kthen ëndrrimin në vizion për të ardhmen.
Ka një spektakël hyjnor në aromën e lëkurës së saj,
aty ku ndjenja dhe besimi ujitin kujtime magjepsëse,
që vetëtijnë si yje, e vetëm sytë e mi i shohin,
tek pijnë eliksirin e përjetësisë
shtegut të kaltër mbi retë e bardha.