“Moj Evropë”-Dritan Mardodaj

Moj Evropë na preve n’besë
Historisë i vune fshesë
Munesh me rikuperu
Gjonat n’vijë prapë me i vu.

S’ka stabilitet n’rajon
Pa drejtësi në vendin tonë
Nuk durohet kjo hajni
Vjell me okë e vjell flori.

Shqiptarët i mban me shpresë
Dikasteri me t’pabesë
Moj Evropë të pata thonë
Na ka borxh Mesjetën e Vonë.

Për Mesjetën që luftum
Na shfrytzut e na coptun
Pa na thuj ça t’kemi bo
Na le hajnat n’bordero.

Moj Evropë në mes t’Ballkanit
Na le pjellën e shejtanit
Po pse kshu moj bundër plakë
Na i le këta surrogatë?!

Herë Greqi e herë Serbi
Që dijnë me ba veç dredhi
Instituti me hajdutë
Ftyra e zezë, zemra mazut.

Jo nuk Stabilitet
Pa Drejtësinë e Vërtetë
Hajde pra na jep nji dorë
80 vjet me diktatorë!

© Dritan Mardodaj

“Ku thërret qameti”

Tash që është ku thërret qameti
Na ka dalë Moza Ahmeti

Ajde fute mbush programim
Të vazhdojmë me kabllogramin.

Ajde shtrija veji ngjum
Po u çun është problem shum
Fute mbushe internetin
Bash plot me Moza Ahmetin!

M’fal o Moz se ti s’ke faj
Janë duke t’përdor ortaj!

Një çik tym edhe pak shashka

Këta s’dunë mend, por duan shkarpa.
E tha frate françeskani
: – N’port t’Shngjinit shkoi shejtani
Foli populli n’kuvend

Dona shkarpa s’dona mend!

Jepi shkarpë, publicitet
Se k’shu mbahet ky milet
Fut dhe ca receta n’rrjet

Haet shkarpa për t’bërë djetë!

© Dritan Mardodaj, prill, 2026