Brixhilda Dede

( Dedikuar gjyshes sime Elefteria)
Sytë e saj, dritë e butë,
agim paqeje shtrirë universit.
Buzëqeshja, këngë e zogjve,
ku zemra gjen strehë të prehet.
Fjalë të ëmbla, melhem plage, nektarë,
Netësh të gjata shtrirë ar, thesar i gjallë.
Bukuri ëngjëllore, ardhur nga lart.
Det dashurie që sa vjen e thellohet.
Botës pa perëndim ndriçon, ku;
Shpirti s' vdes kurrë e kujtesa nuk tretet.