Një si ajo…Mimoza Lazaj

Një si ajo…

Një si ajo,
Fëmijë në shpirt,
Vajzë në dukje dhe grua,
Në mendje,
Një si ajo që kohën sfidon,
Një si ajo që lufton e vetme,
Një si ajo që kurrë s’u dorëzua,
Një si ajo që u bën ballë stuhive,
Një si ajo që rrëzohet,
Dhe ngrihet pas çdo loti të derdhur,
Një si ajo që kurrë nuk dorëzohet,
Lehtë..
Një si ajo që në dashuri jep,
Dhe shpirtin,
Një si ajo që dhimbjes i thotë tutje,
Një si ajo që dimrat i kthen në verë,
Një si ajo që jetën jep për fëmijët e saj,
Eh, një si ajo…