Kristal- Kristal-Natasha Limaj

KRISTAL- KRISTAL
Sot përpushëm fëmijërinë
Më në detaje rininë...
Kujtesa flatrat përplasi
S’di , pse ngecur tek gjimnazi ?!...
Fol Saliu , kthe Luljeta
Nostalgji…, pa zë…un’mbeta…
‘’ Pare peshku ‘’, plot kujtime
Ngazëllim… k’saj tavoline…


Ku je ?.. Ku je ?… Kë takove ?…
I mban mend , a i harrove?….
Mos – mos – mos… shoqet e mia
Ësht’e shenjtë fëmijëria…


Pesë dekada , unë larguar
Brenda shpirtit gurëzuar…
Fëmijëria…eh , ç’të themi
‘’ Gozhd e ëmbël ‘’ ‘’ALI DEMI ‘’…


Aty, ngjizur pastërtia
Kristal – kristal shoqëria…
Të tre , si në vit të parë
Flakadan për k’të litarë !…
Mbresa nga takimi i tre Alidemsave
N . L : ( F ) 14 . 04 . 2026