Gjurmët në rërë-Shkurte Berisha

GJURMËT NË RËRË
Bregut të detit ecja këmbëzbathur
Gjurmët i lashë ti gjeja në kthim
Dallgët përplaseshin në rërën e lagur
Gjurmët u zhdukën,s’ kishin shpëtim,
Si qiriri në natën e errët që shkriu
Vala e detit gjurmët me vrull përpiu
Asnjë gjurmë në rërë më nuk u gjet
Vala e inatosur i thithi thellë në det.
Gjjurma në mëndje kishte krijuar fole

E qetë nga vala ,ajo struket dhe fle
E sigurtë në mëndje,ajo fillon e flet
Nuk më fshini dot,sepse unë kam jet’
Shkurte Berisha 23 Mars 2026