Brikena Kapedani

Mes rreshtash
Mes rreshtash gjej fjalën,
mes rreshtash gjej shifrat,
mes rreshtash gjej jetën,
mes rreshtash gjej dritën.
Janë pjesë e imja,
thelbi i qenies sime.
Pa to, një përzierje pa shije,
pa to, një qenie pa hije.
Një thurje si prej kashte,
ndërtojnë ato gjithçka tek unë,
si artizane të vërteta,
krijesa ku gjithçka mund.
Edhe mendoj ndonjëherë
si mund të isha pa to,
pa vargun e pa shifrat
pa ekzistencë, a mbase jo?!