Dëshmorit të Kombit Jonuz Zejnullahut (1975-1999)
(Mic Sokoli i dytë)
Në minare fjala jote ushtoi,
Si kushtrim për liri e për atdhe:
“Koha erdhi, burra, mos qëndroni,
Se liria fitohet me gjak e jo me fe!”
Nga libri në dorë në zjarrin e luftës,
Ti u bëre pushkë për këtë tokë,
S’u përkule kurrë para armikut,
Se kishe besë, Atdhe e Zot.
Në Koshare si rrufe u hodhe,
Mbi bunker armiku pa mëshirë,
Si Mic Sokoli u bëre histori,
Duke u flijuar për Shqipëri të lirë.
Plagët s’të ndalën, as vdekja jo,
Se emri yt jeton në përjetësi,
Ti je dritë për brezat që vijnë,
Shembull trimërie e dashurie për liri!
Lavdi në përjetësi!
Xh.H.
