Poezi-Lumo Kolleshi

Lumo Kolleshi

22.04…
IKJE GRI
Në të boshatisurën lagjen time,
Ku kanë ikur me fëmijë e pleq,
Një buçe kishte sjellë katër këlyshë,
Dhe ishin të bukur për dreq.


Po të shtojë lagjia edhe ikjen time,
Një ikje pa bujë e pa zhurmë,
Në kalldrëmet që heshtin me sfiltje,
Të lehurat do të dëgjohen ca më shumë.


22.04.2023


ZGJEDHIM I FLJES “HA” NE SHUMES


Ca hanë inat me vetveten,
Që s’kanë një kore të hanë.
Ca vetvetja dhe frika i ha,
Që të tjerët paratë do t’ua hanë.


2018


BALADE PER NJE KAUBOJS DHE DY UJQ


Një kaubojsi,para sa deshi,i dhanë,
Dikur në Jellongstoun,në preri
Dhe kaubojsi hipi permbi kalë,
Dhe kali mbi dëborë shkelte si veri.


Kish marrë kaubojsi plot me vete:
Armë edhe çargje,sigurisht.
Aty qëllonte,aty dhe çargjet ngrehte,
Qoftë dhe një ujk të zinte paburrërisht.


Dhe u kthye natën në shtëpi,
Pa trofe,pikë e vrer e në fytyrë i nxirë.
Gjumin tërë natës kish lënë në arrati,
Të gjente në mëngjes në kurth një ujk të shtrirë.


Për çudinë e tij, ai pa dy,
Ulkonja në çarg,tjetri i lirë.
Pa vuri armën shpejt e shpejt në sy,
Në pellg të gjakut ulkonja mbeti ngrirë.


E hodhi përmbi kalë e drejt shëpisë u nis,
Pas krahëve dëgjonte veç një ulërimë.
Gjumi prapë gjithë natës iu molis,
Mos vallë i gjalli kish prurë lukuninë?


U mendua pak si një vrastar,
T’i ngrinte çargjet rreth ulkonjës,
T’i ftonte ujqit në gostinëvarr,
Të dilte përmbi ujqit triumfonjës.


Mëngjesi i ri erdhi me pak diell,
Kaubojsi ngritur me merak,
Një shpend ia prishi mendjen nëpër qiell
Tek shihte shtrirë nga çargjet ujkun plak.


Dhe ngriti armën,pa një pa dy,
Por u tërhoq dhe këmbëzën uli,
Ujku po shikonte drejt në sy,
U rrëzua kaubojsi,vrasësi dhe burri.


Nga ajo ditë kaubojsi hoqi armën
Dhe i varrosi ujqit bashkë të dy,
Për t’ia lehtësuar shpirtit plagët,
Mbrojti vetëm ujqit me lot në sy.


22.04.2020


Sa herë zbres avionin e shkel në atdhe,
Vetvetja krjet e huaj s’di pse më duket.
Njëri me xhel flokët i kreh,
Tjetri mbi kashtë nxjerr sfurqet.


22.04.2021


ÇMENDI
I martuan bashkë me shkuesi
Sharjen dhe mllefin.
Në dasmë u derdhën litarë me shi...
Pas shtatë muajsh
Repart çmendie e gjetën martenitetin.
22.04.2014