
Do të shkruash? Ka tema plot.
Por jo për të këqijat që mban kjo botë.
Vargu yt duhet të flasë për dashurinë,
se kjo është motoja për gjithë shoqërinë.
Vargu yt duhet të ketë dritë,
që të shkëlqejnë gjithë poezitë,
të ketë jetë, shpirt, dashuri, fantazi,
që të dalë e bukur kjo poezi.
Duhet të shtjelloni mendimin që të
shkruani vargje me vlerë interesante,
që kur t’i lexojnë të thonë:
sa të bukura këto vargje brilante.
Shkruani vargje të ndjera humane,
se ato kanë veç një nur,
sepse përcjellin vlera njerëzore
të cilat nuk vdesin kurrë.
Si artist vendosni veten në
situata emocionale dhe
intelektuale
që nuk mund të lindin kurrë
në jetën tonë profesionale.
Në vargjet tuaja duam të shohim
zemrën që përcjell paqe, mirësi, dashuri,
e atëherë do themi me kënaqësi:
kjo është zemra më e bukur
që duhet të ketë çdo njeri.