
LIBRI
Si petalet trëndafili
I hap fletët e një libri
Me ngadalë e qetë-qetë
E lexoj unë çdo fletë.
E prek me dorë,është letër
Shkronjat si relike e vjetër
Është ushqim me shumë shije
Ahhhh aroma, aromë dije.
Ështe i urtë,por flet shumë
Të rrëmben ,të lë pa gjumë
E ke pranë ,nuk ke frik’
Është më i miri mik’.
Asnjeherë vetëm s’të lë
Të shoqëron deri sa fle
Errësira kur të zë sytë
Ështe aty të të bëjë dritë.
Si uji në një gotë
Të fut në një tjetër botë
Të largon të gjitha hallet
Si era që fryn petalet.
Shkurte Berisha 19 Korrik 2025