JETA, NJË LIBËR I HAPUR
Një libër i hapur është jeta,
Që fletët s’i mbarojnë kurrë;
Jo zhgënjimet, por e vërteta,
Për çdonjërin, me e mira kurë…
LIBRI….
Bekuar qoftë kush blen e lexon një libër;
I kujtdo shkrimtari qoftë, me emër a i “panjohur”…
Në qoftë verë apo dhe dimër,
Diçka nga ai ka për të mësuar….
Sa më larg o njerëz nga rrjetet sociale,
Në doni mendjet t’i ndriçoni,
Për ruajtjen e kujtesës, fenomenale,
E vetmja recetë: lexoni dhe vetëm lexoni….




SOT NË DITËN BOTËRORE TË LIBRIT
Dy poezi nga libri im “ODA DIBRANE”
dhe reçensa ime e romanit “DIMRI I LIBRAVE ” të prozatorit tim më të preferuar,
BASHKIM HOXHA,
në linkun e mëposhtëm:
https://www.fjalaelire.com/post/kriza-e-leximit-në-romanin