“Kodi i tradhëtisë”-Dritan Mardodaj

“Kodi i tradhëtisë”

Këta s’dromsa me marrëveshje
Paskan dalë me një kod heshtje
Kodi heshtjes, kod mashtrimi
Injorimi e përgjimi.

Se janë hajna dhe bandilla
Ndjekin vetëm direktiva
Janë plehra, janë besëprera
Shkojnë andej nga fryen era.

Andej nga vjen era lekë
S’duan t’ia dijnë në të vërtetë
Se çfarë ndodh në Shqipëri
Mjafton t’kenë bazë në parti.

Mjafton t’shkojnë këta majmunë
Vetëm sa për t’firmos n’punë
Shesin shpinë e shesin vota
Aq sa për t’i hyrë “rroga”.

Nuk e shohin s’duan t’ja dijnë
Se çfarë me Shqipërinë
Se si shkon vendi pikjatë
Se si vjellin çdo mandat.

Se ata të fëlliq, t’pandreq
Janë soji më i keq
Ata plehra injorantë
I japin hajnit karburant.

Janë besëprerë të vërtetë
Kan kaq vjet që formojnë rrjet
Janë tradhtarët e gjithë Shqipërisë
Ndjekin kodin e tradhtisë.

Këto janë fjalët e të Parit
:- Do të vijë dita e Kandarit
Drejtësia e shqiptarit
Edhe fundi i tradhtarit.

Ndryshe s’ka stabilitet
As n’ballkan as në planet!

© Dritan Mardodaj, prill, 2026