
Vetmia ime…
Në këtë natë,
Unë ty më nuk të kam,
Dhimbja shpirtin më pushton,
E ndjen dhe zemra që unë,
Vetëm jam.
Dhe sytë më mbushen me lot,
Ky marazh që vetëm unë e di,
Me kujtimet e mia,
Po gënjehem,
Të nxjerr këtë mall
Që kam në gji.
Nëpër vegime aty mbetem,
Bashkë me lotin këtë herë,
Më kujton gjithë atë dashuri,
Shpirti i vrarë nuk gjen qetësi,
Por dhimbja dhe lotët,
Përgjithmonë aty do rrinë…