Ikja e shkrimtarit-Shyrete Demaj

Ikja e shkrimtarit.
 
Pa zhurmë,
pa lavde të rreme
pa sehir.
Gjurmë e amanete
i la në letra
të arta si xhevahir.
Iku shkrimtari
U tret,
nën dhe, u bë atdhe
në qiell, u bë diell…
Sh. D