Kurorë  Kryezoti-Spiro Kote

K U R O R Ë K R Y E Z O T I
(…ndë ,26 prill ,vjet 1451, ditë Shën Gjergji,n’kish’ t’ Shën Triadhës ,n’Arnisë…)
( baladë)
 
Në një qosh t’festës ,ç’po shënon Pal Engjlli,
Këtë mbrëmje zjarresh, ndezur yje Prilli... ?!
Pse afresk t’Onufrit,kishës s' Shën Triadhës,
Zbresin nga muret ngjiten mes shandanësh?!
Ndrijnë mbi manastir, pishtarë kurorëzimi,
Majëkodrat tranden , hidhen valle -trimi.
Me krahë flakadanësh,djem-kalorës,bariu,
Në flakë, fustanellën,po djeg tamburxhiu !


E lashta Dodonë ,rri vështron nga froni,
Me hire Orakulli , bekon nga Tomorri.
Zjarre malësorësh ,ndezur mbi Shpirag,
Palë-Flamuri i Arbrit, rreh mbi Sfetigrad.


Krujë e Kryezotit, ndezur yjesh lart,
Palë- Flamuj-arbërish, valojnë mbi Berat.
Piskamat e festës, ushtojnë nga Petrela,
Majekrahe këngësh, vijnë nga Albulena .


Fustanellën veshur, kodër e Ardenicës,
Si kurorë ka mbledhur, vajzat e Kaninës.
Vajza t’Kaninës,ndër myzeqare-shendi ,
Mes kurorash thurur, si lule Shëngjergji.


Mbi të gjitha ndrin , kurorë e Donikës,
-Nuse e Gjergjit tonë, bijë e Arianitës .
Thurur lulesh,mbledhur, përreth Arbërie,
Nuse e Gjergjit tonë, ëndërr bukurie .


Në një qosh t’festës ,ç’po shënon Pal Engjlli
Në këtë mbrëmje zjarresh,ndezur yje Prilli..?!
“Shenjtë të Arbënisë, mbledhur krishtërie,
Meshë me kurorëzim, në lavd’ perëndie !”


Nuse të Gjergjit tonë, t’bijën e Arianitës,
Në altar shenjtëron, ati ,Gjergji i Kaninës.
Nuse e Gjergjit tonë, nuse Kastrioti,
Shenjtëruar prej hiresh, bekuar nga Zoti.


Teksa hapin hedh, me vështrim të mprehtë,
Vezullim shandanësh,bien mbi Skënderbenë:
“Fis i Kastriotëve , me trima- u – shtoftë !
Në fole’ shqiponjash , rroftë e mbretëroftë”!


Poshtë fushë e Savrës, erret në të sertë,
Në besë muzekjarësh , në gaz dhe në dert,
Në besë muzekjarësh ,në gaz dhe në dert,
Mjaltë prej trendeline, si prej zemrës vetë .


Në këtë mbrëmje zjarresh, ndezur yje Prilli
Në një qoshe feste,ç’po shënon Pal Engjlli?!
“Me stemë Arbënie, firmë -vulë , Kastrioti-
Mij’,katër-pes’-dhjet’,e një – kurorë Kryezoti”
Në një qosh t’festës, ç’po shënon Pal Engjlli,
Në këtë mbrëmje zjarresh,ndezur yje Prilli..?!
Pse afresk t’Onufrit,kishës,s' Shën Triadhës,
Zbresin nga muret,futen mes shandanësh..?!
26 Prill, , 2025