
Disa !
Disa flasin e flasin
e me fjalë vrasin,
Disa më pak…
diisa më shumë…
Disa të tjerë
ulërijnë bërtasin,
që zhurma të mbulojë
çdo gjurmë…
Disa pështyjnë, lëpijnë
e dyer hapin .
Disa të tjerë
në hije rrinë.
Disa të tjerë
shikojnë qiellin
të mira për ata,
nga aty të vinë .
***
Nëse mendoni, se do të bëhet çudia
e do të ndodhë vetë, ndonjë mrekulli,
Nëse vërtet shprsoni në të tilla marrëzira…
Zot të fatit tuaj, keni për të ngelë gjithsesi .
-Valentina Todhri