Zbrazëti e heshtur-Brixhilda Dede

ZBRAZËTI E HESHTUR

Dashuritë nuk janë Artemis i besimeve pagane.
Kur vdesin, shuhen ngadalë,
si kandili kur mbetet pa vaj e tretet në butësi të padukshme
kujtimesh, ndier akoma gjallë.

Copëtohen në mijëra grimca;
në shikim që nuk ndal,
në zemër që nuk beson arsyen,
Por vazhdon të dojë dhe kur gjithçka nuk është si më parë.

Muzg i brendshëm, të lë të kuptosh se gjërat kanë ndryshuar.
Se ndoshta nuk nxëmë më, u rritëm brenda saj.
Çdo gjurmë, erë shiu mbi tokë.
melodi që të lë pa fjalë.
Eros shpirtëror, kujtesë e gjallë.