Kot e ke-Ariel Bella

Kot e ke

Kot e ke,

mëso të jetosh pa mua.

.

Unë s’jam më ajo që isha,

dashuria ime

mbaroi aty.

.

Sytë e mi

s’të kërkojnë më,

shpirti mëson

të rrijë pa ty.

.

Ajo që theve

s’ngjitet më—

gjithçka u bë

copë e çikë.

.

Kot e ke…

vonë u kujtove për mua,

kur zemra

s’donte të të ndjente më.

.

Tani jam larg,

aty ku ti

s’ke më vend.