Nuk na ndryshon parajsa!Çerazela Kondi

 
Kur Adami kërkonte Evën
me pafajësinë e një bote
që sapo lindëte,
diku tjetër në thellësinë e errësirës
djalli nuk kërkonte,pushtonte.
Nuk ishte dashuri,
ashtu siç parajsa dinte.
Ishte një flakë e egër,
që nuk donte leje të
ekzistonte.


Kur Adami shtrinte dorën
Djalli e digjte që ta arrinte.
Krijonte fatin në mes të kauzit
ndërsa tjetri priste.


Eva qëndronte,midis dy botëve.
Në një kopësht të qetë me bindje
dhe në anën tjetër në humnerën
që duhej të zgjidhte.


Sepse Djalli,nuk i dhuroi fruta
I dhuroi,njohje,dhimbje,liri.
Dhe ndoshta,me mënyrën e tij
një dashuri që nuk kish frikë
ta humbiste.


Thonë që ferri,është dënim
por ai e bëri mbretëri.
Për Evën;
Ndoshta!


Ose ndoshta,për idenë e saj.
Formën e parë të ekzistencës
që guxoi të zgjidhte.
Dhe kështu bota,nuk u nda thjesht
në dritë dhe në errësirë.


Por në dy mënyra dashurie.
Ajo në të cilën përshtatesh
dhe në atë që digjesh.
Adami,mbajti kujtimin e përsosmërisë.


Por Djalli,krijoi diçka tjetër.
Diçka më të vërtetë,
diçka më të rrezikshme.
Sepse shumë herë,nuk është parajsa,që na ndryshon.
ËSHTË RRËZIMI!!
Çerazela Kondi,28 Prill,2026,Athinë!!